web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkëlqeu me Tiranën, gati firma e mesfushorit te rivalët e kryeqytetit

6 Gusht 2024, 17:36, Sport CNA

Shkëlqeu me Tiranën, gati firma e mesfushorit te rivalët e

Ennur Totre ishte një nga lojtarët më të spikatur te Tirana në sezonin 2021-2022, çka solli edhe transferimin e tij në Ukrainë te Vorskla Poltava.

Në sezonin e fundit, 27-vjeçari ishte pjesë e Shkëndijës, por këtë javë, lojtari është larguar nga tetovarët në mënyrë të papritur.

Sipas mediave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Totre do të rikthehet te luajë në Superiore. Mesfushori është shumë afër firmës me skuadrën e Dinamos.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, ku pritet të vijë edhe zyrtarizimi, pasi marrëveshja duket afër.





Lajmet e fundit nga