web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga Egnatia, Spahiu drejt rivalëve të kampionatit

6 Gusht 2024, 12:45, Sport CNA

U largua nga Egnatia, Spahiu drejt rivalëve të kampionatit


Sebastjan Spahiu ishte një nga largimet me peshë tek Egnatia në këtë merkato.

Mesfushori me tipare sulmuese e mbylli bashkëpunimin me rrogozhinasit, për shkak të problemeve me trajnerin Tetova. 

Sipas gjasave, Spahiu pritet të vazhdojë karrierën te Vllaznia, me shkodranët që e kanë në listë. 

Ende mes palëve nuk ka asgjë konkrete, por pritet që së shpejti mes tyre të diskutohet një mundësi transferimi. Në Shkodër e dëshirojnë transferimin e mesfushorit kampion, teksa eksperienca e tij do t’i ndihmonte në këtë repart.





Lajmet e fundit nga