web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme/ Trajneri i ri, Partizani tenton Ilir Dajën

6 Gusht 2024, 09:43, Sport CNA

E bujshme/ Trajneri i ri, Partizani tenton Ilir Dajën


Pas largimit të Orges Shehit, te Partizani kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri dhe alternativat nuk mungojnë.

Ilir Daja është objektivi kryesor i Gaz Demit, me palët që kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Daja duket shumë afër mbylles së ciklit të tij te Ballkani dhe mund të rikthehet në Superiore.

Partizani do ta priste krahëhapur, teksa timonieri kryeqytetas e njeh mjaft mirë ambientin e kuq, pasi në karrierën e tij ka provuar të jetë në krye të “Demave” para 4 vitesh. Eksperienca e fituar nga 57-vjeçari bën që te Partizani të tentojnë rikthimin, teksa në karrierën e tij, Daja ka drejtuar edhe Tiranën, Dinamon, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Besën.





Lajmet e fundit nga