web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Anis Mehmeti transferohet te klubi i njohur anglez

31 Janar 2023, 18:11, Sport CNA

Sulmuesi Anis Mehmeti, ka bërë një lëvizje të rëndësishme në karrierë.

Futbollisti shqiptar është larguar nga Wycombe dhe është transferuar te skuadra tjetër angleze e Bristol City.

22-vjeçari është zyrtarizuar këtë të martë te skuadra e re, me të cilët ka firmosur një kontratë deri në qershor të vitit 2026.

Mehmeti ngjitet një kategori në sipër në futbollin anglez, teksa nga Liga e Parë, kalon në Championship.

Në 27 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, sulmuesi shqiptar ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 3 asiste.





Lajmet e fundit nga