web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet premio e majme që përfituan lojtarët e Tiranës pas triumfit në derbi

3 Tetor 2022, 08:41, Sport CNA
Zbulohet premio e majme që përfituan lojtarët e Tiranës pas
Tirana

Tirana arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 0-2, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore.

Heroi i bardhebluve ishte Redon Xhixha, i cili shënoi një dopietë, në minutat 45+1′ dhe 68′, duke bërë që kampionët aktualë të Shqipërisë të mos mposhten për ndeshjen e gjashtë radhazi nga “demat e kuq”.

Pas kësaj fitoreje Tirana ka “hapur” thesin me presidentin Refik Halili që ka shpërndarë premio për futbollistët bardheblu.

“Panorama Sport” raporton se janë 20-25 milionë lekë premio që kanë marrë lojtarët në fund të ndeshjes. Presidenti Halili mësohet se ka premtuar një shumë të tillë dhe lojtarët i kanë merituar plotësisht.





Lajmet e fundit nga