LIVE Partizani-Tirana/ Mbyllet pjesa e parë, bardheblutë në avantazh dhe me 10 lojtarë (VIDEO)
Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytet...

Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytetit në “Air Albania”, i cili pritet të kthehet në arenën e një përballje të zjarrtë siç ka qenë shpesh në vitet e fundit mes dy skuadrave.
Një sfidë që mund të tregojë edhe më shumë pretendimet dhe formën që po kalojnë dy skuadrat, me Partizanin që është kryesues dhe me Tiranën që për momentin e ndjek në distancë. Por derbi historikisht ka qenë i paparashikueshëm pavarësisht vendit në tabelë dhe ka ndodhur shpesh edhe që të ndryshojë fatin e sezonit për dy ekipet.
FT PARTIZANI-TIRANA 0-2
Xhixha 45’+1′, 69'
KOMENTI LIVE
Mbyllet sfida!
90’+1’ Hedhja e sendeve në fushë detyron Xhajën të ndërpresë për herën e tretë sfidën.
90’ Jepen 5 minuta shtesë.
85’ Partizani tenton me harkime të ndryshme nga jashtë zonës në qendër, por bardheblutë janë vendosur mirë në zonë. Mensah arrin të gjuajë një të tillë që vjen nga e djathta, por Bekaj është në pozicion.
82’ Telushi nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike dhe reziston vetëm 10 minuta në fushë, duke i lënë vendin Hodos. Mensah ndërkohë merr vendin e Buxhelajt.
81’ Përgjoni e Zhivanaj marrin vendin e Ismajlgecit dhe Xhixhës.
80’ Predhë nga Telushi në pozicion ballor, topi përfundon jashtë mbi traversë.
79’ Bekaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.
74’ Përsëri goditje ndaj Bekajt me sende që fluturojnë nga tribuna e ultrasve të Partizanit. Xhaja paralajmëron se do të ketë ndërprerje të ndeshjes nëse ndodh edhe një herë tjetër.
72’ Zëvendësim i trefishtë te Partizani me Hotin, Muratajn e Rrapajn të cilët i lënë vendin në fushë Telushit, Carës e Cvetanoskit.
68’ GOOOL TIRANA! Përsëri Xhixha i cili me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.
63’ Harkim i rrezikshëm i Muratajt nga e djathta, topi kalon para portës së Bekajt dhe përfundon në fundore.
62’ Hila dhe Husein hyjnë në fushën e lojës në radhët e bardhebluve, me Hasanin dhe Toshevskin të cilët ulen në stol.
59’ Skuka i afrohet golit me një gjuajtje të fortë nga e majta, topi përfundon jashtë katërkëndorit pasi kalon pasqyrën e portës.
54’ Goditje dënimi për Partizanin, Hoti harkon në zonë ku Da Silva gjuan por gjen përgjigjen e Bekajt. Pastaj gjuan Da Silva dhe topi kalon në vijën e portës, prek shtyllën e pastaj largohet nga mbrojtësit, por gjyqtari sinjalizon një pozicion jashtë loje.
48’ Situata zhvendoset në portën tjetër ku Da Silva gjen grushtimin e Bekajt dhe më pas portieri pret goditjen në qendër të Skukës.
48’ Goditje dënimi e Limajt nga distanca, Rexhepi devijon me vështirësi duke ruajtur portën nga goli i dytë.
47’ Sota ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Deliut.
Starton pjesa e dyte!
45’+6’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Tiranës.
45’+3’ Goditje dënimi nga e djathta e Partizanit, Da Silva harkon për Bitrin por gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë pa gjetur portën.
45’+1’ GOOOL TIRANA! Shënon Xhixha pas një kundërsulmi perfekt dhe një dalje të gabuar të Rexhepit.
45’ Jepen 6 minuta shtesë.
43’ Harkim perfekt i Buxhelajt nga e majta për Skukën në anën tjetër por gjuajtja e tij fluturimthi përfundon jashtë.
42’ Largohet nga fusha e lojës Patrik për t’i bërë vend Limajt, pasi Aleksi do të kthehet në qendër të mbrojtjes në këto minuta.
37’ Karton i kuq për Lulajn. Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës teksa po nisej drejt portës. Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë dhe vetëm pasi topi del jashtë, një minutë më vonë, shkon të shohë pamjet me VAR. Pas verifikimit të pamjeve, ai i nxjerr kartonin lojtarit të bardhebluve si i fundit në momentin e aksionit.
32’ Xhixha me një kombinim me Hasanin dhe Patrik mundohet që të hyjë në zonë, por ndalet në kufijtë e zonës së rreptësisë.
30’ Presing i lartë i Tiranës e cila po mundohet të mbajë Partizanin sa më larg katërkëndorit të Bekajt.
26’ Pas zhvillimit të një goditje nga këndi, Deliu tenton me forcë nga jashtë zonës por nuk ka shënjestrën për të gjetur portën.
25’ Mrekulli e Rexhepit! Portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.
24’ Pas dy minutash verifikim, Xhaja akordon penallti për bardheblutë.
19’-22’ Patrik hyn në zonë dhe merr një pasim në qendër pro pastaj rrëzohet pas një kontakti me Matondo, Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë ndërsa më pas pret përgjigjen edhe nga VAR. Ai vendos që të shkojë të shohë vetë pamjet.
16’ Gjuajtje e fortë e Skukës nga e djathta, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të bardhebluve duke mos shqetësuar Bekajn.
16’ Gjuajtje e fortë e Skukës nga e djathta, sfera përfundon jashtë katërkëndorit të bardhebluve duke mos shqetësuar Bekajn.
11’ Kërkojnë prekje topi me dorë të kuqtë pas një tentative në zonë por Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë.
10’ Kombinim i shpejtë mes Skukës dhe Da Silva, por tentativa e këtij të fundit për të Hyrë në zonë ndalet nga mbrojtja e bardhjebluve.
4’ Fillimisht Deliu nga e djathta e pastaj Patrik nga e majta tentojnë pasimet në qendër të zonës, por asnjëri nuk ia del që të gjejë një shok skuadre, i ndalur nga mbrojtja e kuqe.
2’ Menjëherë rrezikshëm Tirana me një gjuajtje nga e djathta të Kallakut, pro ky i fundit nuk ia del të shenjëstroje portën.
1’ Nis ndeshja në “Air Albania”
Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytet...
Abel Issa Camará është një futbollist profesionist nga Bissa...
Partizani dhe Tirana luajnë sot derbin e parë të kryeqytet...
Në medie qarkulloi sot lajmi se FSHF-ja kishte një marrëve...
Dinamo është ndalur në barazim 1-1 me Tomorin, me sfidën e l...
Derbi i Mançesterit foli vetëm për Sitin, i cili mundi me ...
Grupi B i Kategorisë së dytë ka luajtur sfidat e saj t...
Mançester Siti pret në “Etihad” rivalët e qytetit, Man...
Lacio ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj ish-skuadrës së Rei M...
Interi u mposht me përmbysje nga Roma me rezultatin 1-2 në s...
Gjendja fizike e lojtarëve që vijnë nga dëmtimet është shqet...
Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin e qytetit të Bera...
Të paktën 174 persona kanë vdekur në një rrëmujë që ndodhi n...
Tirana ka mbyllur përgatitjet për derbin e shumëpritur. Ditë...
Vladimir Sychevoi, lojtari rus i Orenburgut, i propozoi të d...
Partizani-Tirana do të jetë kryendeshja e javës së gjashtë e...
U luajtën dje katër sfidat e vlefshme për javën e katë...
Një ndeshje futbolli në Indonezi mes Arema–Persebaya u kth...
Milani ka fituar me shifrat 3-1 ndaj Empolit duke mbaj...
Milani luan këtë javë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...