web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Uellsi apo Polonia? Vendoset kombëtarja e fundit e Europianit

26 Mars 2024, 23:35, Sport CNA

Ishte në rankun e një finaleje të madhe, ku në fund fatin e të kualifikuarit e vendosi “ruleta ruse” e 11-metërshave. Polonia arriti një triumf të madh mbrëmjen e kësaj të marte, duke u kuakifikuar në Europian. 

Koha e rregullt mbaroi me rezultatin 0 me 0, pavarësisht rasteve të shumta, raste të cilat vazhduan edhe në kohën shtesë, por sërish rezultati mbeti i pandryshuar. Nga pika e bardhë e penalltisë talenti i Leeds United, Daniel James nuk arriti ta përkthejë 11-metërshin e tij në gol, ndërsa Lewandowski, Szymanski, Frankowski, Zalewski e Piatek nuk gabuan duke arritur tirumfin për Poloninë.

Me këtë kualifikim, polakët në Europian do të duhet të përballen me ekipe si Austria, Franca e Holanda, në grupin D.





Lajmet e fundit nga