Kupa e Shqipërisë, zhbllokohet sfida e parë
Dinamo ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e...

UEFA ka bërë publike shpërndarjen e një shume rekord prej 233 milionë eurosh për 901 klube futbolli në të gjithë Evropën, si pjesë e Programit të Benefitit të Klubeve.
Ky program përfshin shpërblime për ekipet që kanë kontribuar me lojtarë në ndeshjet e ekipeve përfaqësuese kombëtare gjatë periudhës 2020–2024, përfshirë edhe fazat kualifikuese dhe finalet e Kampionatit Evropian “EURO 2024”.
Shpërndarja është bërë ndërmjet klubeve që përfaqësojnë 55 federata anëtare të UEFA-s. Fondet janë gjeneruar kryesisht nga të ardhurat komerciale të përfituara përmes të drejtave televizive dhe sponsorizimeve që lidhen me finalet e Europianit të këtij viti.
Përfituesit më të mëdhenj të këtij programi janë klubet që furnizojnë rregullisht kombëtaret europiane me lojtarë të nivelit të lartë.
Sipas të dhënave të publikuara, klubet angleze kanë përfituar rreth 47 milionë euro, të ndjekura nga ato italiane me 35 milionë euro, gjermanet me 30 milionë dhe spanjollet me 22 milionë euro.
Në kontrast të theksuar me këto shifra që përfaqësojnë elitat e futbollit kontinental, klubet nga Shqipëria dhe Kosova kanë përfituar një pjesë shumë të vogël të fondit të përgjithshëm. Në total, klubet shqiptare kanë marrë rreth 150 mijë euro nga ky shpërblim.
Pjesën më të madhe të kësaj shume e ka përfituar Tirana, me më tepër se 84 mijë euro. Egnatia ka arkëtuar mbi 36 mijë euro, ndërsa Partizani mbi 29 mijë euro. Shuma të ngjashme ka edhe për klubet e Superligës së Kosovës, me rreth 121 mijë euro të ndara mes tre klubeve: Ballkanit, Dukagjinit dhe Llapit.
Shuma të tilla përfaqësojnë përfitime modeste krahasuar me kostot e funksionimit të klubeve dhe me shifrat e shpërndara për klubet e mëdha europiane.
Megjithatë, për klubet shqiptare, këto janë të ardhura të mirëpritura në një kontekst ku buxhetet janë të kufizuara dhe investimet në futboll mbështeten kryesisht në burime lokale dhe sponsorizime rajonale.
Programi i Benefitit të Klubeve do të vazhdojë të funksionojë edhe në ciklet e ardhshme të turneve ndërkombëtare, dhe vlera e shpërblimeve mund të ndryshojë në varësi të përfaqësimit të lojtarëve në ekipet kombëtare dhe ecurisë së skuadrave në kompeticionet zyrtare.
Për vendet me liga më të vogla dhe më pak të zhvilluara, pjesëmarrja e rregullt e lojtarëve në përfaqësuese mbetet një prej mënyrave të pakta për të siguruar përfitime të drejtpërdrejta nga aktivitetet ndërkombëtare të UEFA-s.
Dinamo ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet në lid...
Skënderbeu do të luajë të dielën ndeshjen më të rëndësishm...
Adrion Pajaziti duket se ka gjetur shkëlqimin në Kroaci. M...
Apolonia dhe Egnatia do të përballen në finalen e edicioni...
Sulmuesi i Real Madrid-it, Vinicius Junior, është vënë në ...
Momente paniku për Cristian Panucci-n. Ish-trajneri i Shqi...
Manchester City ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj ...
Barcelona ka marrë një fitore minimale në shtëpi ndaj Mall...
Ndeshja Inter-Roma nuk do të luhet të shtunën. Sfida është...
Partizani dhe Egnatia do të përballen në kryeqytet, për sf...
Igli Tare pritet të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit. ...
Mirlind Daku po kalon një sezon tejet pozitiv në Premier L...
Pas ditë pas humbjes minimale ndaj Andorrës, Shqipëria U-1...
Ertan Demiri ka njoftuar largimin nga Gjilani, ku mbante p...
Një skandal i madh ka shpërthyer në Argjentinë, pas publik...
Pas pesë viteve pritje, Flamurtari është rikthyer në elitë...
Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinal...
Leeds dhe Burnley kanë siguruat matematikisht ngjitjen në ...
Java e fundit e kampionatit është më e rëndësishmja e sezo...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...