web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U renditën në vendin e tretë, një trajner kampion afër skuadrës shqiptare

21 Maj 2023, 16:33, Sport CNA

Shkëndija e Tetovës nuk shkoi më shumë se vendi i 3-të në Supërligën maqedonase. Kuqezinjtë kanë hedhur sytë për sezonin e ardhshëm, ku duan të krijojnë një skuadër kompetitive. Ata kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e një timonieri. Bëhet fjalë për trajnerin që arriti të shpallë kampione Dritën e Gjilanit në sezonin 2019-2020.

Ardijan Nuhiu pritet të marrë timonin e skuadrës së Shkëndijës për sezonin 2023-2024, duke zëvendësuar trajnerin aktual Qatip Osamanin. Drejtuesit e kuqezinjve pritet t’ia besojnë atij skuadrën në Kupat e Europës ku presin të përsërisin suksesin e dy viteve më parë ku arritën të kualifikoheshin në grupet e Europa League.





Lajmet e fundit nga