web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U largua nga Flamurtari, Eni Imami nuk humb kohë. Mbrojtësi firmos me skuadrën e re

27 Dhjetor 2023, 14:45, Sport CNA

Eni Imami nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur skuadrën e re. Mbrojtësi është transferuar te skuadra e Vorës.

31-vjeçari u largua nga Flamurtari pak ditë më parë, por do të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë së Parë.

Imami ka një karrierë të pasur dhe ka luajtur me klube si Dinamo, Laçi, Teuta, Kukësi, Tirana, Skënderbeu apo edhe Vllaznia.

Duket se me këtë firmë, Vora ka hedhur kandidaturën për të qenë pretendente serioze për ngjitjen në elitën e futbollit në vend. Me 30 pikë, vorakët gjenden në vendin e tretë në renditje, nëntë pikë më pak se Bylisi kryesues dhe gjashtë më pak se AF Elbasani.





Lajmet e fundit nga