web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sherri me fqinjët, ish-portieri gjerman e pëson keq

26 Dhjetor 2023, 15:12, Sport CNA

Ish-portieri gjerman, Jens Lehmann, u gjobit nga një gjykatë në Starnberg pas një konflikti me fqinjët e tij. Mediat gjermane raportojnë se pas një konflikti me fqinjët, Lehmann ka marrë motosharrën dhe është ngjitur në çati duke e dëmtuar atë.

Fqinjët njoftuan menjëherë policinë, e cila kreu veprimet procedurale.

Me vendim të gjykatës, ai tashmë duhet të paguajë një gjobë prej 420 mijë eurosh.

Lehmann, sot 54 vjeç, ka veshur fanellat e klubeve si Schalke 04, Borussia Dortmund, Milan, Arsenal dhe Stuttgart.





Lajmet e fundit nga