Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Skënderbeu pas rikthimit tek fitorja në ndeshjen e transfertës së luajtur në mesjavë, kërkon që të vijojë me rezultate pozitive edhe në javët në vazhdim. Edhe në kushtet kur në fundjavë do të jetë Partizani kundërshtari i tyre.
Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur për rikthimin tek rezultatet pozitive dhe një gjë të tillë e shfaq, por nga ana tjetër kërkon hapur përqëndrim dhe maksimumin nga të tijët.
Në konferencen për shtyp para mediave, trajneri i Skënderbeut flet për reagimin e ekipit dhe vijimësinë e duhur për ndeshjet e mbetura të kampionatit.
“Ndeshja me Partizanin: 100% është e vështirë. Edhe java e parë ishte e vështirë, edhe java e 6 kundër Partizanit, edhe kampionati shqipëtar është i vështirë. Për mua është një ndeshje shumë e bukur sepse është derbi, jemi brenda Korçës me tifozë dhe jam i sigurt se do të bëjmë një atmosferë shumë të bukur, dhe do të përgatitemi mirë për të qenë gati për nesër. Do të luftojmë për pikët. Kemi respekt për ekipin e Partizanit është ekip kampion i vitit të kaluar ka shumë cilësi brenda ekipit por prapë i kemi studiuar mirë dhe jemi gati për nesër.
Sa i përket formacionit vetëm Randi është jashtë sepse ka 4 kartona. Sot kemi stërvitjen e fundit dhe do shikojmë çfarë do bëjmë. Do luajmë me të njëjtën skemë apo jo, do ta vendos sot. Kemi lojtarë gati dhe do zëvendësoj pozicionin e Randit. Është një mungesë për ne sepse ai është një lojtar titullar, por kjo është situata do shikojmë anën pozitive. Sot do provoj të gjithë lojtarët në fushë dhe pastaj do marr vendim. Uçe është federuar zyrtarisht pasi për Erzenin nuk ishte federuar, por ishte me ne për të parë ambjentin dhe skuadrën. Do e shikoj Uçen sepse është një sulmues i shkathët, deri tani kemi sulmues te mirë si Rashica, Nikaj, etj por ai është i fortë, i shpejtë dhe i mirë me kokën. Ne kemi sulmues po Uçe ka të tjera cilësi, sulmues i gjatë që mund të mbajë topin, mund të gjuajë me kokë ndërsa 5 sulmuesit e tjerë kanë cilësi të tjera.
Kritika për ndeshjen e kaluar ishte e drejtë sepse ishim në moment të vështirë dhe nuk ishim mirë, për mua kundër Teutës ishim dobët me Kukësin ishim pak më mirë por prapë nuk ishte ajo që donim ne. Ekipi reagoi shumë mirë kundër Erzenit kemi rregulluar shumë gjëra dhe jam i kënaqur nga ana psikologjike pasi për mua ishte një problem i vogël dhe do shikojmë si do vazhdojmë. Jemi në rrugën e duhur dhe do të shohim nesër si do vazhdojmë”, deklaroi Gvozdenoviç.
Skënderbeu pas 6 javësh të luajtura ndodhet në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë. Korçarët presin Partizanin, kampion në fuqi nga sezoni i kaluar me shpresën e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje shtëpie./ CNA
Befason skuadra e Shkumbinit. Për herë të parë në kampionati...
Ka ndryshuar axhenda e sfidës mes Tiranës dhe Laçit, takim i...
Në 25 shtator tekniku i Tiranës Orges Shehi ka festuar 46 vj...
Kategoria Superiore për grupmoshat deri në 21-vjeç çeli sezo...
Mirel Josa pritet të jetë trajneri i ri i Laçit. Pas largimi...
Një tjetër ndryshim në pankinat e Superiores. Skerdi Bejzade...
Për Kristjan Asllanin duket se ky sezon i ri do të jetë i nj...
Sulmuesi kosovar i Majorkës, Vedat Muriqi ka qenë lojtari më...
Sylvinho dhe te Granada mund të marrin frymë lirisht. Dëmt...
Antony, para pak javësh, u akuzua se kishte ushtruar dhunë...
Gianlugi Donnarumma ëndërron një gol si ai i mikut të tij ...
Flamengo ka shkarkuar Jorge Sampaolin. Drejtuesit e klubit b...
Erzeni statistikisht duket mirë, pavarësisht disfatës plot p...
Një episod dramatik në Francë. Një futbollist i ekipit fra...
Ish-futbollisti, Antonio Cassano, ka folur së fundmi për Mil...
Zhvillimet dramatike vijnë nga Franca të premten, ku lojtari...
Roma u shkërmoq 4-1 në Genoa, rezultat që ka zemëruar popull...
Drejtuesit e Manchester United janë të kënaqur me punën e Er...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe Chelsea-t, Armando Broja...
Kristjan Asllani ka folur në faqet e revistës zyrtare të Int...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...