Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Drejtori i Partizanit, Arbër Abilaliaj ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Laçin që do të zhvillohet nesër në orën 14:00 në Laç, e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Në fjalën e tij para gazetarëve ai u shpreh kështu:
Laçi kundërshtari radhës?
Laçi patjetër është një kundërshtar i vështirë, i konsoliduar, i cili besoj se është në kërkim të pikëve maksimale se luan në shtëpinë e vet. Kjo është një ndeshje e cila ne na konsolidon në aspektin e ecurisë që kemi dhe besoj që të vazhdojmë këtë rrugë sepse edhe mënyra se si është punuar këto ditë, futbollistët kanë qenë të gjithë thuajse të rikuperuar. Jemi besimplotë për të shkuar që të luftojmë e marrim tre pikët.
Ka vend për përmirësim në skuadër?
Përmirësimi asnjëherë nuk përfundon. Gjithsesi, fitorja është element i rëndësishëm se mbi të ndërtohen skuadrat e mëdha, edhe vetëbesimi. Të fitosh të ndihmon hera-herës edhe të vazhdosh të fitosh. Jo pa shkak kemi fituar në fund, është kërkuar që të arrihet rezultati, pak rëndësi ka nëse arrihet në pjesën e parë a të dytë. E rëndësishme është që ekipi të konsolidohet javë pas javë, edhe repartet të konfigurohen, se e dimë që mungesat vazhdojnë shpeshherë. Por të gjithë që kemi në dispozicion kanë reaguar mjaft mirë, ndaj jemi të kënaqur me të gjithë ata që kemi në dispozicion.
Gjendja e lojtarëve me probleme?
Gjendja vazhdon të jetë siç ka qenë, thjesht ata që kanë luajtur vazhdimisht janë rikuperuar nga ndeshja e fundit. Kishim 3 ditë kohë për ndeshjen, por nga të dëmtuarit e përhershëm, nuk është asnjë i disponueshëm.
Mungesat po na vendosin në vështirësi, por siç e thashë po mendojmë variacionet që të dalim përsëri e qëndrojmë te mënyra e lojës tonë, duke pasur parasysh që kundërshtari ka lojtarë fizikë sidomos përpara. Por mendojmë që me kontingjentin që kemi, do të tregojmë me këtë ekip kualitetin dhe mirëorganizimin tonë.
Sa të vështirë e konsideroni trasfertën ndaj Laçit?
Duke pasur parasysh karakteristikat e futbollistëve, e kemi kontingjentin edhe në shtëpinë tonë për të luajtur që edhe jashtë të shprehemi mirë, se hapësirat mund të jenë të mëdha. Skuadrat pritëse ndoshta kanë aspiratat që të luajnë futboll të hapur. Në mënyrën se si jemi të ndërtuar, Partizani është më i përshtatshëm për të luajtur jashtë, në fusha të mira, ndaj mendoj se është një pikë e mirë për të bërë edhe pikën e kthesës, se transfertat kanë qenë të vështira në të kaluarën, por nuk do të thotë që janë gjithnjë.
Fitoret në minutat e fundit?
Tre fitore janë arritur në fund, është rrjedhojë e shumë rasteve të prodhuara e joshfrytëzuara. Ndeshja me Kukësin u zhbllokua që në minutën e dytë. Për momentin ende nuk e kemi konfiguruar sulmuesin që në një rast na bën gol, kualiteti është, e kemi aty, duhet të punojmë, nuk është e lehtë të arrijmë të kapërcejmë këtë. Por duhet të kemi parasysh që kemi shumë lojtarë të rinj në moshë, duhet eksperienca. Por patjetër sulmuesit dhe mesfushorët tanë që dalin para portës, të punojnë shumë në këtë aspekt. Kjo histori ka nisur që në Kupat e Europës, që në ndeshjen e parë ku kemi humbur raste pa fund e në fund jemi eliminuar, pikërisht për këtë arsye. Por në kampionatin shqiptar mendoj se patjetër duhet të bëjmë diferencën.
Partizani fiton në Shqipëri dhe Zekiç në Kroaci?
Janë situata dinamike në botën e futbollit, njihen këto gjëra. Ne kishim një bindje, duke pasur parasysh sistemin e krijuar që në fillim të seznit, bazamenti ishte i mjaftueshëm, garancia është grupi e kualiteti. Në momentin që erdhi interesimi për të blerë kartonin e tij, menduam që ishte më e udhës që të shkonte në klubin që e kërkonte. Por thashë edhe një herë që bazamenti janë futbollistët, grupi i jashtëzakonshëm, e kam thënë që janë të uritur e kanë dëshirë, sa më shpejt të dominojnë kampionatin.
Shehi si trajner ?
Mos gaboj kësaj gjëje i jam përgjigjur edhe para dy javëve. Orgesi është një nga njerëzit… Kur e mendoj që jam duke fituar, kjo gjë po zbehet javë pas jave. Për momentin, besoj që në momentin që do jetë, do e merrni vesh të parët, nuk është vendosur ende 100%.
Së bashku me Egnatian luftoni për kreun. Ka presion skuadra?
Duke parë edhe disponibilietin e gjithë grupit, nuk mendoj se jemi në presion. Jemi fokusuar që të bëjmë mirë në çdo ndeshje, të rregullojmë në çdo aspekt të lojës se në mbarëvajtje kemi gabimet tona. Por e përgjithshmja na jep besim gripi i lojtarëve. Nuk jemi në presion, jem të vetëdijshëm për forcën tonë dhe që kemi shumë rezerva për të shfrytëzuar, se kur të kemi të gjithë grupin e gatshëm, do të jetë e vështirë jo vetëm për Egnatian, por për çdo ekip të përballojë Partizanin.
Vazhdimi si trajner?
Ta marrim në mënyrë hipotetike që unë i kam thënë “jo” disa herë, dhe nuk është në aspiratën time një gjë të tillë. Se puna e trajnerit është një gjë, që ne jemi duke kërkuar një projekt. Jo një mbarëvajtje sezonale dhe projekti 2-3-4 vjet, mund ta bëjë një trajner që merret me kohë të plotë. Ndaj nuk ka mënyrë hipotetike apo të vërtetë, ndaj kjo është e pamundur për ta diskutuar.
Dinamo City u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Dinamo City dhe Skë...
Ndeshja Dinamo-Skënderbeu ka nisur me spektakël, teksa janë ...
Zëvëndës-trajneri i Kukësit, Oltijon Kërnaja, foli pas përfu...
Dinamo do të presë Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për ja...
Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është sot n...
Egnatia u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me ...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Egnatias dhe Kukësi...
Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet sfida mes Egnatias d...
Qatip Osmani do të debutojë ditën e nesërme kundër Erzenit n...
Julian Ahmataj pritet të jetë në krye të Tiranës, të paktën ...
QPR ka prezantuar trajnerin e ri Martin Sifuentes në krye të...
Ndodhi ajo që pritej! Leo Messi është fituesi i “Topit të Ar...
Partizani i është bashkuar Egnatias në krye të Superiores pa...
Myrto Uzuni rikthehet te goli në elitën spanjolle LaLiga tek...
Jude Bellingham është zyrtarisht talenti më i mirë në botë. ...
Vora ka gjetur pasuesin e trajnerit Artan Mërgjyshi dhe asht...
Ajaxi i Amsterdamit ka emëruar John van’t Schip si trajner t...
Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat, në ...
E ardhmja e Stefano Piolit në pankinën e Milanit është në rr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...