Krisja me klubin/ Mane drejt largimit, por te Bajerni nuk mërziten
Situata e Sadio Manesë te Bajerni i Mynihut ka ndikuar shumë...

Pas tri vitesh tifozët kinezë më në fund u rikthehen stadiumeve. Sezoni i ri i Superligës kineze që nisi këtë fundjavë u dha fund edhe në sport kufizimeve për shkak të pandemisë. Dhe si për ta harruar këtë pritje të gjatë, ndeshja hapëse e sezonit të ri Beijing Guoan - Mejcsou Hakka u zgjodh të zhvillohej pikërisht në “Workers Stadium”, duke përuruar impiantin e ri ultramodern, i ndërtuar pas shembjes së stadiumit të famshëm të Punëtorëve në Pekin.

Të 68 mijë biletat e kësaj sfide, të cilat dolën në shitje "online" vetëm dy ditë para ndeshjes, u “zhdukën” brenda pesë minutave, duke lënë jashtë dyerve qindra mijëra tifozë të metropolit 22-milionësh, mes të cilëve natyrisht edhe mua.
I vendosur në qendër të Pekinit, stadiumi i Punëtorëve, i njohur me shkurtesën e emrit kinez si “Gongti”, është etiketuar si një simbol i historisë dhe përparimit të sportit kinez.
I ndërtuar në vitin 1959 për të festuar 10-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe pritur Lojërat e para Kombëtare të atij viti, stadiumi ka qenë “shtëpia” e Lojërave Aziatike të vitit 1990 dhe Lojërave Olimpike Verore 2008. Stadiumi ishte rinovuar plot katër herë, por në vitin 2020 u vendos të shembej dhe të rindërtohej nga fillimi, për t’u bërë gati për Kupën e Azisë 2023. Por edhe pse Shoqata Kineze e Futbollit hoqi dorë nga të drejtat e pritjes së këtij evenimenti për shkak të COVID-19, punimet nuk ndaluan asnjëherë dhe tashmë Pekini ka një ndër stadiumet më moderne të globit.

Sistemi i ftohjes në tribuna, strehimi nga shiu me kupolën e mrekullueshme si UFO të mbuluar me panele fotovoltaike, dy ekranet gjigante LED, tribunat e pjerrëta fare pranë futbollistëve etj., bashkëjetojnë me statujën ikonë të një punëtori dhe një punëtoreje që ndodhen prej gjashtë dekadash në hyrjen kryesore të stadiumit. Edhe liqeni prej 30.000 metrash katrorë drejt anës jugore të stadiumit do të mbetet në vend. Në fakt “Gonkti”, nuk është vetëm stadium.
I ndodhur në Sanlitun, një prej lagjeve më të famshme të jetës së natës në Pekin, shumë shpejt impianti pritet t’i rikthejë krenarinë e dikurshme edhe biznesit argëtues, brenda dhe rreth tij. Stadiumi i ri ka një platformë të posaçme vetëm për koncerte, ndërkohë që jashtë tij ndodhen një sërë qendrash biznesi, lojërash, por edhe lokale të njohura. Dikur mbi barin e këtij stadiumi kishin kënduar artistë si Ricky Martin, Mariah Carey etj. Shumë shpejt nën stadium do të përurohet edhe një stacion i ri metroje, ku do kryqëzohen dy linjat 3 dhe 17 të metropolit kinez.

Ndërkohë "Soccer News" shkruan se shitje të forta të biletave ka pasur edhe për ndeshjet e tjera në këtë fundjavë të parë të sezonit. Kampionët në fuqi të Wuhan-it mblodhën 40 mijë fansa të shtunën, në përballjen e tyre me ekipin e Shangait, ku aktivizohet edhe ish-ylli i Chelsea-it, braziliani Oscar. Futbolli kinez po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, me frekuentimin mesatar nga 10.838 në 2004-ën, në 24,107 në vitin 2018, para pandemisë.
Turneu kinez i futbollit lindi në vitin 1951, por u bë profesionist vetëm në 1994-ën, duke përkuar me transformimet politike dhe sociale të vendit. Formati aktual me 16 ekipe u prezantua në vitin 2004 dhe është i ngjashëm me atë të kampionatit amerikan: luhet nga marsi deri në nëntor dhe përfshin dy grupe me nga 8 skuadra, me ndeshje vajtje-ardhje.
Për të promovuar talentët lokalë prej disa vitesh autoritetet kanë vënë kufizime në lidhje me numrin e lojtarëve të huaj të lejuar në skuadër dhe detyrimin për të aktivizuar të paktën dy futbollistë nën 23 vjeç, njëri prej të cilëve në ekipin startues. Në vitin 2021 u prezantuan kufijtë e rinj të pagave, të cilat çuan në lamtumirën e shumë yjeve.

Nuk duhet harruar që në Kinë kanë luajtur futbollistë si Anelka, Keita, Gilardino, Sissoko, Hulk, Robinho, Fernandinho, Pato, Paulinho, Gervinho, Fernando, Rondon, Arnautovic, Eder, Tommasi, Lavezzi, El Shaarawy, Ramires, Teixeira, Pelle, Tevez, Conca, Guarin, Martins, Witsel, Hamsik, Fellaini e deri te shqiptari Xhemaili. Pa llogaritur trainerët Scolari, Capello, Lippi, Benitez, Eriksson, Milutinovic, Andre-Villas Boas, Pellegrini, Sousa, Bento, Zaccheroni, Haan, Stojkovic, Cannavaro, Donadoni, Stielike, Magath, Garcia etj.
Superliga e Kinës rivalizoi ligat më të mira europiane për sa u përket parave të shpenzuara. Në vitin e bumit, 2015-'16, mbi 450 milionë dollarë u shpenzuan për transferime, duke e bërë atë një prej pesë ligave me shpenzimet më të mëdha në botë.

Në fakt revolucioni për futbollin kinez ka nisur që në vitin 2015, kur presidenti Xi Jinping parashtroi një plan me 50 pika, duke përcaktuar synimin për hapjen e 50.000 shkollave të futbollit deri në vitin 2025 dhe duke e përfshirë këtë sport si lëndë kurrikulare në shkollat e shumta të mbarë vendit.
Për të afruar të rinjtë kinezë me futbollin plani parashikonte rritjen e numrit të fushave të futbollit në mbi 70.000 që në pesë vitet e para, duke lejuar kështu një rritje të numrit të futbollistëve të barabartë me 50 milionë, nga të cilët 30 milionë vetëm studentë.
Tashmë fokusi është te krijimi i modeleve të futbollit vendas dhe jo vetëm blerja e lojtarëve të huaj. Të rinjtë kinezë marrin si shembull gjithmonë Yao Ming, yllin kinez të basketbollit që luajti për vite në NBA, i cili hodhi poshtë mitin e përhapur se ato nuk mund të jenë konkurrues në sportet që përfshijnë përdorimin e një "topi të madh", por vetëm në ato me "top të vogël", duke iu referuar pingpongut. (CRI)
Situata e Sadio Manesë te Bajerni i Mynihut ka ndikuar shumë...
Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi i ka habitur të gjithë këtë...
Skuadra e Barcelonës në futboll për femra vijon të shkruajë ...
Pritja për Napoli-Milan, të martën (21:00), ndeshjen e kthim...
Në datat 15-16 prill 2023, në kuadër të “Tirana, European ...
Policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin A.A., 56 vjeç, ...
Shpesh, rrjetet e ndryshme sociale përkufizohen si një xhung...
Talenti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, po kalon një mome...
Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit dhe Granadas,...
Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ndihet i vjedhur ng...
Roma po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë A italiane, ...
Në një periudhë kur porta e Kombëtares shqiptare gjendet n...
Përballja e sotme mes Tiranës dhe Egnatias ishte e vecantë...
Antverpi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme kundër Kortri...
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka dhënë së fundmi një int...
Foto të tilla na ka ndodhur shpesh t’i shikojmë përreth stad...
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, u aktivizu...
Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për tit...
Dueli mes Tiranës dhe Egnatias, mbylli siparin e javës së ...
Dy golat e parë të Kristal Abazajt në Kategorinë Superiore...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...