Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Partizani ka fituar me një përmbysje spektakolare ndeshjen parë të kampionatit duke i dhënë fund makthit ku prej 6 viteve radhazi nuk fitonte të parën. Të kuqtë e kanë bërë këtë përballë Egnatias e cila ndoshta meritonte më shumë nga ky duel, por është mposhtur nga një gol në shtesë i Skukës.
Të kuqtë vuajtën në pjesën e parë ku rrogozhinasit i vunë disa herë në vështirësi, teksa gjetën golin me Camajn pas një gafe në prapavijë të dyshes Menish-Rexhepi. Reagimi erdhi në pjesën e dytë kur Kolela fillo të bënte zëvendësimet me ekipin i cili reagoi dhe ngulmoi derisa gjeti barazimin i cili erdhi nëpërmjet penalltisë së Hotit.
Në fund, insistimi i Partizanit për të fituar sfidën bëri diferencën, me Skukën i cili vazhdon të jetë personazhi më vendimtar i fazës ofensive për të kuqtë, siç e tregoi edhe sot me supergolin që i dha fitoren ekipit të tij.
PARTIZANI-EGNATIA 2-1
56′ (p) Hoti, 90’+7′ Skuka / 32′ Camaj
90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Partizanit.
90’+7’ GOOOL Partizani. Skuka shënon një supergol me një gjuajtje nga jashtë zonës duke mposhtur Sherrin.
90’+1’ Zejnullai dhe Camaj dalin nga fusha e lojës për t’i bërë vend Mëllugjës dhe Meçjes tek Egnatia.
90’ Fangaj ka mundësinë e artë që të shënojë pasi gjendet në zonë, por gjuajtja e tij nga e djathta nuk gjen katërkëndorin.
90’ Ndeshja rifillon me Masangën, i cili është i fashuar dhe i gatshëm të hyjë në fushë përsëri.
85’ Pas një dueli ajror, Masanga rrëzohet në tokë i gjakosur dhe gjyqtari ndal lojën për t’i dhënë ndihmën e parë mesfushorit të Partizanit.
83’ Xhoel driblon tre lojtarë dhe i afrohet zonës kundërshtare, por gjuajtja e tij fluturon shumë mbi traversë.
79’ Mihana lë fushën e lojës, duke i bërë vend Xhoel në radhët e Egnatias.
77’ Buxhelaj lëshon një harkim perfekt nga e majta në shtyllën e parë për Da Silvën, i cili gjuan me kokë, por sfera devijohet jashtë.
74’ Atanaskoski merr vendin e Rrapajt në minutat e fundit të sfidës.
70’ Gabim në prapavijën e Partizanit me Fernando i cili merr topin dhe nga e djathta harkon në zonë, por Hadroj largon sferën para devijimit të Camajt.
69’ Vjen momenti i Da Silvës, i cili hyn në fushë në vend të Hotit.
64’ Skuka niset në krahun e djathtë dhe pasi merr fundoren harkon në qendër, por as Mensah e as Murataj nuk arrijnë të gjuajnë drejt portës së Sherrit.
63’ Dinamika e ndeshjes ka ndryshuar plotësisht në krahasim me pjesën e parë, pasi Partizani tashmë kërkon golin me çdo kusht.
62’ Xhekson lë fushën e lojës duke i bërë vend Lilës në radhët e rrogozhinasve.
59’ Hoti i afrohet golit të avantazhit teksa kalon Sherrin pas një harkimi në zonë, por Kacbufi largon sferën para se të kalojë vijën fatale.
57’ I sapofuturi në lojë gjuan fluturimthi dhe vë në vështirësi Sherrin i cili kontrollon sferën në dy kohë.
56’ Në lojë Murataj në vend të Telushit.
56’ GOOOL Partizani. Shënon Hoti me penallti.
53’-55’ Aksion nga e majta e sulmit për Partizanin, Hoti gjuan e më pas sfera devijohet me dorë nga Atanda. Hamiti i drejtohet VAR dhe pasi shikon pamjet, bën shenjë nga pika e bardhë e penalltisë.
49’ Partizani është me ngulmues në këtë minuta të parë, me harkime nga krahët për të kërkuar sulmuesit e qendrës, por deri tani mungojnë gjuajtjet në portën e Egnatias.
46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime, pasi Mensah dhe Masanga hyjnë në fushën e lojës në vend të Romeros dhe Carës.
45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Egnatias.
40’ Partizani në vështirësi të dukshme, i ka lëshuar manovrën në dorë Egnatias e cila po provon të shënojë golin për të mbyllur ndeshjen.
35′ Camaj tenton të lëshojë një gjuajtje me harkim drejt portës, por nuk ka shënjetrën e duhur nga jashtë zonës.
34′ Edhe Hamzat përfundon në listën e të ndëshkuarve me karton të verdhë.
32’ GOOOL Egnatia. Menish gabon kthimin mbrapa, Rexhepi nuk shkelmon topin dhe Camaj e ka të lehtë të çojë sferën në rrjetë.
30’ Fernando ka mundësinë e artë për të shënuar golin e avantazhit, por i vetëm para Rexhepit godet shtyllën.
29’ Skuka ndëshkohet me karton të verdhë pas protestave ndaj Hamitit pasi kërkonte karton të verdhë për kundërshtarët për një prekje topi me dorë.
25’ Rexhepi shpëton Partizanin me dy ndërhyrje radhazi. Fillimisht ai ndalon një devijim të mbrojtësve të tij drejt portës pas harkimit nga e majta e sulmit të rrogozhinasve, më pas, ai ndal edhe gjuajtjen e Camajt i cili tentoi portën nga një distancë e afërt.
17’ Romero nis Hadrojn në të djathtë dhe gjuajtja e këtij të fundit përfundon jashtë. Më pas mbrojtësi i Partizanit sinjalizohet në pozicion jashtë loje.
13’ Shumë faulle në këto minuta, me skuadrat që nuk arrijnë të krijojnë raste të rrezikshme.
8’ Edhe Cara ndëshkohet me karton të verdhë për simulim pas një rrëzimi pranë zonës së Erzenit.
6’ Rrapaj dhe Fangaj përplasen dhe Hamiti u tregon të dyve kartonin e verdhë.
3’ Hoti tenton menjëherë me një gjuajtje të fortë, topi përfundon në duart e Sherrit.
1’ Nis dueli në ”Elbasan Arena”.
Partizani: Rexhepi, Menish, bitri, Hadroj, Buxhelaj, Rrapaj, Romero, Telushi, Hoti, Cara, Skuka.
Trajner: Xh. Kolela
Egnatia: Sherri, Kacbufi, Atanda, Musta, Fangaj, Hamzat, Zejnullai, Xhekson, Fernando, Mihana, Camaj.
Trajner: E. Tetova
Është mbyllur në barazim të bardhë pa gola sfida mes Torinos...
Arsenali ka marrë një tjetër fitore në Premier Ligë, duke mu...
Partizani-Egnatia 0-1 Shënues: Camaj 31’ 45’ Vjen sinjalizi...
Drejtpërdrejtë nga emisioni “TI BO GOL” në Oversport, teknik...
Partizani dhe Egnatia luajnë sot në 19:30 për javën...
Erzeni ka bërë surprizën e madhe, teksa ka mposhtur mi...
Raheem Sterling i befasoi të gjithë duke u larguar nga...
I ftuar në emisionin “TI BO GOL” në Oversport, ish-lojtari...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën mes Erzenit dhe V...
Borussia Dortmund ka dështuar përballë Werder Bremen, ...
Erzeni ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e v...
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Erze...
Kristjan Asllani është padiskutim një ndër lojtarët më...
Tronditet sërish peshëngritja shqiptare, Evangjelia Ve...
Taulant Seferi ka firmosur me klubin e Vorskla Poltava...
Interi ka qenë në kërkim të shërbimeve të një mbrojtës...
Merr fund stresi, Leonard Ovusu dhe Derrik Frimpong të...
Shumë njerëz janë me idenë se Arteta po bën një punë t...
E veja e Kobe Bryant, Vanessa Bryant, akuzoi ashpër kë...
Çelsi po tenton në këto ditë të fundit të merkatos, të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...