web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Strategjia e Interit, Asllanit i tregojnë derën

13 Korrik 2025, 15:31, Sport CNA

Strategjia e Interit, Asllanit i tregojnë derën

Pavarësisht të ardhurave të rëndësishme nga finalja e Ligës së Kampionëve dhe pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve, situata e Interit në merkato mbetet e pandryshuar.

Klubi zikaltër vazhdon të ndjekë politikën e financimit të blerjeve përmes shitjes së lojtarëve që nuk konsiderohen më pjesë kyçe e projektit.

Trajneri i ri Cristian Chivu pret lëvizjet e para, me shpresën që të mos humbasë lojtarë titullarë. Calhanoglu mund të qëndrojë pas dështimit të kalimit te Galatasaray.

Emrat në dalje përfshijnë Sebastiano Espositon, Mehdi Taremin, Kristjan Asllanin, Aleksander Stankovic dhe Tajon Buchanan. Shitja e tyre mund t’i sigurojë Interit mbi 50 milionë euro për të investuar në repartin e mbrojtjes, me Leonin e Parmës si objektiv kryesor.

Klubi synon një rinovim gradual të skuadrës, pa rrezikuar stabilitetin e brendshëm.                  





Lajmet e fundit nga