web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy gola në pak minuta, pjesa e dytë nis “zjarr” në Kalju-Partizani

10 Korrik 2025, 20:05, Sport CNA

Dy gola në pak minuta, pjesa e dytë nis “zjarr” në

Pjesa e dytë ka nisur me dy gola të shpejtë në Kalju-Partizani. Vendasit kaluan të parët në avantazh, por skuadra shqiptare barazoi shifrat me Skukën në minutën e 50-të.

Kujtojmë se pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola.

Vlen të përmendet se “demat” ishin më kërkues në 45 minutat e para. Në minutën e 17-të, Partizani kishte pretendime për penallti, pas rrëzimit të Malajt në zonë, por arbitri vazhdoi lojën.

1 minutë më vonë, shqiptarët iu afruan golit, por devijimi i Kekos nuk shkoi në portë. Në minutën e 36-të, Keko u dëmtua dhe i la vendin 16-vjeçarit Himallari.

Në fund të pjesës së parë, vendasit morën kontrollin e lojës, por pa rrezik.





Lajmet e fundit nga