web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kalju-Partizani, ja çfarë ndodhi në pjesën e parë

10 Korrik 2025, 19:51, Sport CNA

Kalju-Partizani, ja çfarë ndodhi në pjesën e parë

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën mes Kalju dhe Partizani në Estoni, e vlefshme për turin e parë në Conference League.

Vlen të përmendet se “demat” ishin më kërkues në 45 minutat e para. Në minutën e 17-të, Partizani kishte pretendime për penallti, pas rrëzimit të Malajt në zonë, por arbitri vazhdoi lojën.

1 minutë më vonë, shqiptarët iu afruan golit, por devijimi i Kekos nuk shkoi në portë. Në minutën e 36-të, Keko u dëmtua dhe i la vendin 16-vjeçarit Himallari.

Në fund të pjesës së parë, vendasit morën kontrollin e lojës, por pa rrezik.





Lajmet e fundit nga