web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reali “turpërohet” me 4 gola, PSG-ja në finalen e Botërorit të Klubeve

9 Korrik 2025, 23:02, Sport CNA

Reali “turpërohet” me 4 gola, PSG-ja në finalen e

Paris Saint-Germain është finalistja e dytë e Botërorit të Klubeve.

Francezët triumfuan pastër me rezultatin 4-0 ndaj Real Madrid, në gjysmëfinale, pas një pjese të parë spektakolare.

Fabian Ruiz zhbllokoi takimin në minutën e 6-të, ndërsa 3 minuta më vonë, Dembele dyfishoi shifrat. 

Në minutën e 24-t, Ruiz shënoi edhe golin e tretë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 88-të, Goncalo Ramos vulosi takimin me golin e katërt të shënuar.

Në finalen e Botërorit të Klubeve, PSG-ja do të përballet me Chelsea-n, që eliminoi brazilianët e Fluminense.





Lajmet e fundit nga