web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Mesfushori i Kombëtares prezantohet te kampionët

8 Korrik 2025, 20:03, Sport CNA

ZYRTARE/ Mesfushori i Kombëtares prezantohet te kampionët

Adrion Pajaziti është zyrtarisht futbollist i Hajduk Split, kampionëve të Kroacisë në fuqi. Mesfushori ofensiv i Kombëtares shqiptare firmosi një kontratë katërvjeçare me klubin kroat.

Pajaziti spikati në sezonin e fundit me Gorica-n, ku ishte i huazuar, duke luajtur 24 ndeshje dhe shënuar 3 gola. Performanca e tij e bindi Hajdukun ta afronte përfundimisht, duke fituar garën me Rijekën për shërbimet e 22-vjeçarit.

Lojtari do të mbajë fanellën me numrin 4 dhe do të bashkohet menjëherë me stërvitjen e skuadrës.

Pajaziti do të vijojë karrierën në elitën kroate me objektiva të qartë për rritje të mëtejshme. Kalimi te Hajduk konsiderohet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional.





Lajmet e fundit nga