Nis marshimi i protestuesve/ Destinacioni, komisariati nr.3 në kryeqytet
Protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombi...
Protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombi...

Pas 11 vitesh, Massimiliano Allegri rikthehet në pankinën e Milan-it, duke nisur zyrtarisht aventurën e tij të dytë me kuqezinjtë. Në konferencën për shtyp, tekniku u shpreh se objektivi kryesor është rikthimi në Ligën e Kampionëve. Ai theksoi se Milan-i duhet të funksionojë si një trup i vetëm, ndërsa gjashtë muajt e parë do të përdoren për vendosjen e themeleve të ekipit.
“Objektivi numër një është të rikthejmë ekipin në Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur dhe kam shumë entuziazëm. Do të duhet të jemi një trup i vetëm dhe të punojmë të gjithë në të njëjtin drejtim. Kjo është e domosdoshme për një klub si Milan-i.
Kam pasur fatin të punoj te Milan-i për 4 vite me presidentin Berlusconi dhe Adriano Galliani-n. Falë tyre dhe lojtarëve kisha mundësinë të fitoj. Më pas shkova te Juventus-i ku punova 8 vite. Mundohem t’i vë lojtarët në kushte për të fituar, por gjithçka nis nga klubi, që duhet të jetë një bllok i vetëm. Jam i sigurt që te Milan-i do të jetë kështu. Skuadra është në nivel shumë të mirë, ka lojtarë me vlera dhe drejtori Tare po ndjek të gjitha situatat. Objektivi është të jemi në formën më të mirë deri në fund të gushtit. Pastaj nis puna, gjashtë muajt e parë do të shërbejnë për të vendosur themelet.
Në mars do të shohim ku jemi dhe do të vendoset për sezonin. Duhet të punojmë me vendosmëri për të qenë në mars në formën më të mirë të mundshme. Objektivi i parë është që Milan-i të rikthehet në Champions, sepse është një skuadër me nivel botëror. Në mars duhet të jemi në ato pozicione. Duhet të rikthejmë Milan-in në Champions, ky është objektivi që duhet ta kemi të gjithë në mendje. Dhe atje do të arrijmë vetëm me punë të përditshme”, tha Allegri.
Allegri vlerësoi drejtorin sportiv Igli Tare dhe konfirmoi se për momentin është i kënaqur me grupin aktual prej 25 lojtarësh. Trajneri nuk e përmendi titullin si objektiv, por kërkoi punë të përditshme dhe profesionalizëm për të qenë në pozita të rëndësishme në pranverë.
“Është një klub për të cilin kam shumë dashuri. Kur më telefonoi Tare, u ndjeva shumë i emocionuar. Brenda një ore bisede vendosëm të nisim këtë aventurë, për të cilën jam shumë i entuziazmuar.
Për merkaton merret drejtori Igli Tare, largimet janë vendosur bashkërisht. Kam në dispozicion 25 lojtarë dhe jam shumë i kënaqur me ta. E rëndësishme është të punojmë mirë për të qenë gati më 17 gusht, kur kemi ndeshjen e parë në Kupën e Italisë.
Titulli? Kur punon te Milan-i duhet të kesh ambicien për të arritur maksimumin. Duhet kjo bindje. Nëse do të jemi në pozitat e rëndësishme në fund, do ta luftojmë. Për momentin nuk ka kuptim të bëjmë deklarata. Duhet të jemi të përgjegjshëm, profesionalë dhe konkretë.
Maignan do të jetë kapiten, jam i lumtur që vendosi të qëndrojë. Është një nga portierët më të mirë në Europë. Leao është një lojtar i jashtëzakonshëm që me siguri do të bëjë një sezon të madh.
Të presim të vijë Modric, nuk do të vijë para gushtit. Pastaj kemi Riçi, Loftus-Cheek, Fofana, Bondo, Musah… Kemi lojtarë të mirë. Me siguri do të luajmë me 3 mesfushorë, pastaj sipas karakteristikave do t’i vendosim. Shpresoj t’i nxjerr diçka më shumë Leao-s. Unë besoj tek ai. Po hyn në moshën e pjekurisë maksimale, ka të gjitha kushtet për të bërë mirë”, deklaroi Allegri.
Teuta ka nisur një fazë të re pas largimit të Edmond Hasan...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar klubet shqipta...
Aventura e Theo Hernandez te Milan-i është mbyllur. Mbroj...
E ardhmja e Arbin Zejnullait mund të jetë te Vllaznia. Me...
E ardhmja e Edon Zhegrovës mund të jetë në Superligën e Tu...
Xabi Alonso ka marrë drejtimin e Real Madrid prej më pak s...
Nedim Bajrami duket se po rikthehet në formën e dikurshme....
Lando Norris i McLaren fitoi në Çmimin e Madh të Britanisë...
Dy emra të njohur të trajningut shqiptar, janë rikthyer në...
Milani ka nisur një fazë të re ndërtimi dhe merkatoja po j...
Jamal Musiala do të qëndrojë jashtë fushave për një periud...
Më 5 korrik 2025, Thomas Müller luajti ndeshjen e tij të f...
Arsenali ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin sue...
Lionel Messi dhe Inter Miami janë rikthyer te fitorja në k...
Klubi i Skënderbeut ka dhënë një lajm të hidhur këtë të di...
Situata te Tirana nuk duket aspak pozitive. Klubi kishte n...
Real Madrid siguroi kalimin në gjysmëfinalet e Kupës së Bo...
Jamal Musiala pësoi një dëmtim të rëndë, në sfidën mes PSG...
Paris Saint-Germain u kualifikua në gjysmëfinalet e Botëro...
Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Forcat ruse kanë nisur një sulm të madh me dronë dhe raket...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...