web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi i Skënderbeut jep lajmin e hidhur

6 Korrik 2025, 13:55, Sport CNA

Klubi i Skënderbeut jep lajmin e hidhur

Klubi i Skënderbeut ka dhënë një lajm të hidhur këtë të diel. Është ndarë nga jeta Petrit Takaj, babai i presidentit të klubit korçar, Ardjan Takaj.

Klubi i Skënderbeut shkruan se është afër familjes Takaj në këto ditë të vështira, ndërsa i shprehin ngushëllime.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Z.Petrit Takaj, babai i presidentit të KF Skënderbeu Ardjan Takaj.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është pranë familjes Takaj në këto momente të vështira dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta të afërmve për këtë humbje të madhe.

Varrimi behet ditën e hënë dt 07/07/2025, Ora 13:00.

Ceremonia mortore zhvillohet ne ambientet e Funeral Home PARAJSA (Rruga Muhedin Llagani pranë Nova Home ish NSHRAK) nga ku do të bëhet edhe nisja drejt Varrezave Sharrë.

U prehsh në paqe Petrit Takaj”, shkruan klubi.





Lajmet e fundit nga