web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Klubi spanjoll synon Asllanin, por mesfushori dëshiron Italinë

11 Korrik 2025, 17:14, Sport CNA

Klubi spanjoll synon Asllanin, por mesfushori dëshiron Italinë

Real Betis ka nisur bisedimet me Interin për transferimin e Kristjan Asllanit. Palët zhvilluan një takim në Milano, ku klubi zikaltër bëri të ditur se synon shitjen përfundimtare të mesfushorit shqiptar.

Megjithatë, Real Betis duhet të bindë vetë lojtarin, i cili dëshiron të qëndrojë në Serie A dhe në Itali. Interesim për Asllanin ka shfaqur edhe Bologna. Ai ka kontratë me Inter deri në qershor 2028, por aktivizimi i kufizuar pritet të sjellë largimin e tij.

Ndërkohë, një tjetër legjionar shqiptar ka ndryshuar skuadër. Portieri Alen Sherri është huazuar nga Cagliari te Frosinone me të drejtë blerjeje.

Pasi luajti 7 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar, ai pritet të ketë më shumë minuta në Serie B.





Lajmet e fundit nga