web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gola dhe raste, Partizani bind në “aktin” e parë. Kualifikimi vendoset në Shqipëri

10 Korrik 2025, 20:44, Sport CNA

Gola dhe raste, Partizani bind në “aktin” e parë.

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nome Kalju në Estoni, në duelin e vlefshëm për turin e parë në Conference League.

Paraqitje bindëse nga të kuqtë e Skënder Gegës, që dominuan për shumicën e kohës. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 17-të, Partizani kishte pretendime për penallti, pas rrëzimit të Malajt në zonë, por arbitri vazhdoi lojën.

Një minutë më vonë, shqiptarët iu afruan golit, por devijimi i Kekos nuk shkoi në portë. Në minutën e 36-të, Keko u dëmtua dhe i la vendin 16-vjeçarit Himallari.

Në fund të pjesës së parë, vendasit morën kontrollin e lojës, por pa rrezik. Fraksioni i dytë ishte tjetër histori, pasi nisi me dy gola të shënuar.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 47-të, por skuadra shqiptare barazoi shifrat me Skukën në minutën e 50-të.

Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shqipëri, që do të luhet pas një jave në Tiranë.





Lajmet e fundit nga