web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U përfol te Vllaznia dhe Partizani, Zejnullai drejt skuadrës tjetër në Superiore

11 Korrik 2025, 14:15, Sport CNA

U përfol te Vllaznia dhe Partizani, Zejnullai drejt skuadrës

Arbin Zejnullai mund të transferohet te Tirana. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se mesfushori ka arritur akordin me bardheblutë e kryeqytetit.

Tirana duket shumë aktive në këtë merkato dhe nuk përjashtohet mundësia e një afrimi të madh. Zejnullai ka mbyllur aventurën me Egnatian dhe është një lojtar i lirë në merkato.

Më herët është përfolur për interesim nga Vllaznia dhe Partizani, por dy klubet nuk kanë bërë hapa konkretë.

Mbetet të shihet nëse interesi i Tiranës është real, apo thjesht thashethem merkatoje, siç ndodh shpesh.





Lajmet e fundit nga