web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanja i bëhet “makth” Francës, iberikët kualifikohen në finalen e Botërorit

14 Korrik 2026, 23:02, Sport CNA

Spanja i bëhet “makth” Francës, iberikët kualifikohen

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës, pasi mposhti Francën me rezultatin e pastër 2-0 në takimin gjysmëfinal.

Pas eliminimit nga Europiani dhe Liga e Kombeve, Spanja eliminon Francën edhe nga Botërori.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22-të nga Mikel Oyarzabal, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë pas një faulli të shkaktuar ndaj Lamine Yamal.

Gjatë pjesës së dytë, mbrojtësi Pedro Porro shfrytëzoi një pasiguri të prapavijës franceze për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë.

Francezët u përpoqën të ndryshonin fatin e sfidës në fraksionin e dytë, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Spanjollëve iu anulua edhe një gol i tretë i shënuar nga Yamal për pozicion jashtë loje pas rishikimit të aksionit. Tashmë Spanja pret në finale fituesin e Angli-Argjentinë.





Lajmet e fundit nga