web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Luhet për finalen, publikohen formacionet e Francë-Spanjë

14 Korrik 2026, 19:43, Sport CNA

Luhet për finalen, publikohen formacionet e Francë-Spanjë

Franca dhe Spanja do të përballen mbrëmjen e kësaj të marte në gjysmëfinalen e parë të Botërorit, në një duel që do të përcaktojë finalistin e parë të turneut.

Franca vjen në këtë ndeshje pas një ecurie të shkëlqyer, duke fituar të tria ndeshjet e grupit dhe më pas duke eliminuar Suedinë me rezultatin 3-0, Paraguain 1-0 dhe Marokun 2-0. Skuadra e Didier Deschamps ka arritur për herë të tretë radhazi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuente kaloi grupin me 7 pikë dhe më pas eliminoi Austrinë 3-0, Portugalinë 1-0 dhe Belgjikën 2-1. Spanjollët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt në 36 takimet e fundit, duke regjistruar 26 fitore dhe 10 barazime.

Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

FORMACIONET ZYRTARE

 

Luhet për finalen, publikohen formacionet e Francë-Spanjë





Lajmet e fundit nga