web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Infantino rrezikon postin e presidentit në FIFA, zbulohet lëvizja nga UEFA

14 Korrik 2026, 18:36, Sport CNA

Infantino rrezikon postin e presidentit në FIFA, zbulohet lëvizja nga

Federatat që bëjnë pjesë në UEFA po shqyrtojnë mundësinë e mbështetjes së një kandidati për të sfiduar Gianni Infantinon në zgjedhjet e ardhshme për president të FIFA-s.

Sipas raportimeve të “talkSPORT”, Infantino synon një mandat të ri dhe deri para zhvillimit të Botërorit nuk pritej të kishte kundërshtarë.

Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar dhe po diskutohen emra të ndryshëm për një kandidaturë alternative. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, konsiderohet një nga figurat më të përshtatshme, por nuk ka ndërmend të largohet nga posti aktual.

Disa federata, mes tyre ato të Belgjikës dhe Polonisë, kanë shfaqur interes për të mbështetur Nasser Al Khelaifi. Edhe presidenti i PSG-së, ashtu si Ceferin, nuk synon të kandidojë për drejtimin e FIFA-s.

Në diskutime përmenden gjithashtu Dariusz Mioduski, Victor Montagliani dhe Patrice Motsepe. Pavarësisht këtyre lëvizjeve, Infantino konsiderohet ende favorit për të ruajtur postin që mban aktualisht.





Lajmet e fundit nga