web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga City, Guardiola-s i del emri te kombëtarja europiane

13 Korrik 2026, 09:00, Sport CNA

U largua nga City, Guardiola-s i del emri te kombëtarja europiane

Kombëtarja e Italisë vazhdon kërkimet për trajnerin e ri pas përfundimit të bashkëpunimit me Gennaro Gattuso-n.

Sipas raportimeve të mediave italiane, emri i Pep Guardiola-s është futur në listën e kandidatëve për stolin e “Azzurrëve”. Trajneri katalanas është i lirë pas përfundimit të aventurës së tij 10-vjeçare te Manchester City.

Antonio Conte dhe Roberto Mancini ishin konsideruar më herët si favoritët kryesorë, por deri tani nuk ka pasur zhvillime konkrete. Ndërkohë, Paolo Maldini dhe Leonardo, të cilët së fundmi kanë marrë role të rëndësishme në Federatën Italiane të Futbollit, shohin te Guardiola profilin ideal për projektin e ri të kombëtares.

Objektivi është rikthimi i Italisë në nivelet më të larta ndërkombëtare. Megjithatë, Guardiola ka bërë të ditur më parë se dëshiron të qëndrojë për një periudhë larg stolit, çka e bën operacionin të vështirë. Për momentin, nuk ka kontakte zyrtare të konfirmuara mes palëve.





Lajmet e fundit nga