web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu mundet në miqësore nga Teuta

29 Korrik 2022, 13:52, Sport CNA
Skënderbeu mundet në miqësore nga Teuta
Skenderbeu

Teuta, pavarësisht se deri më tani është përballur me largime dhe shumë pak afrime, nuk e llogariti Skënderbeun dje në Korçë, duke e mundur me shifrat e pastra 0-3 në sfidën miqësore.

Durrsakët treguan se janë një skuadër më e freskët, duke dominuar pjesën e dytë, pavarësisht se në këtë pjesë diferencat ishin të vogla dhe loja u zhvillua e ekuilibruar.

Golat e durrsakëve u shënuan nga Oshafi, Kotobelli dhe i riu Kapllani. Ditë më parë durrsakët mposhtën Skënderbeun U-19 me shifrat 0-8.





Lajmet e fundit nga