web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu-Dumfur, mësohet përfundimisht e ardhmja e futbollistit afrikan

16 Shtator 2022, 21:39, Sport CNA
Skënderbeu-Dumfur, mësohet përfundimisht e ardhmja e futbollistit
Randy Dumfur

Skënderbeu dhe Randi Dumfur ndajnë përfundimisht rrugët, që i lidhnin prej tri sezonesh të plota.

Pas një dileme të gjatë që vijoi përgjatë gjithë verës, është mbyllur me sukses kalimi i ganezit në kampionatin grek.

Vetëm dy ditë më parë është zyrtarizuar transferimi i 21-vjeçarit tek Episkopi, ekip i ligës së dytë helene.

Ai ka siguruar që të gjitha dokumentet përkatëse dhe tashmë nuk i mbetet tjetër veçse të lërë përfundimisht Shqipërinë. Atij i mungonte viza e punës, që tashmë e ka marrë.

Nga ky kalim nuk mbetet “thatë” as klubi korçar. Ata do të përfitojnë afro 30 mijë euro, si tarifë për rritjen e afrikanit. E megjithatë, edhe kjo pjesë mbetet për t’u diskutuar dhe përllogaritur./CNA.al





Lajmet e fundit nga