Zyrtare/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, ish-mesfushori i Partizanit prezantohet në Danimarkë
Ferhan Hasani do të nisë një aventurë të re në Europë dhe ...

Xhek Grilish, shoku i ngushtë i Erling Halandit te Siti, i ka vendosur nofkën “magneti i topit” dhe ndoshta vendosja e një çipi të vogël brenda këmbës së tij është e vetmja mënyrë që zanatçinjtë e Montebelunës mund të përmirësojnë fituesin e “Këpucës së Artë” këtë sezon. Qyteza në veri të Italisë, me një popullsi rreth 32 mijë banorë, ka një reputacion të njohur në industrinë e këpucëve.
Historikisht, afërsia me Basano del Grapa, e njohur për lëkurën e saj cilësore, ishte një ndihmë e madhe në rritjen e prodhimit. Montebeluna krenohet me një fabrikë të vogël, e cila kontribuon shumë në futbollin botëror. Për shumë vite, ajo furnizon yjet më të mëdhenj të futbollit me këpucët e tyre. Gjiganti i veshjeve sportive “Nike” prodhon shumë palë në ditë në këtë punishte dhe disa prej këtyre kutive kanë pasur adresë shtëpinë e sulmuesit kryesor të Sitit këtë sezon.
Halandi ka luajtur me këpucët “Phantom GX Elite” të bëra me porosi nga specialistët e “Nike” në këtë punishte. Një kallëp i këmbës së tij është përgatitur për t’u siguruar që të plotësohen specifikimet ekzakte dhe që këpucët të qëndrojnë në këmbë si një palë pantofla. Përsosja e mekanikës së këpucës është një proces tre-orësh, ku pjesa e sipërme fërkohet, mbyllet, lidhet, shkurtohet dhe shtypet. Koraca më pas vendoset në vend dhe lihet të pushojë për 72 orë, larg makinerisë shurdhuese. Është punë meraklinjsh dhe vëmendja ndaj detajeve do të shtrihet në çdo preferencë që Halandi ka mbi dizajnin dhe çdo mbushje të mundshme për një këpucë që zakonisht peshon 204 gramë.
“Këpucët e Herri Kejnit do të jenë mjaft të ngjashme, por çdo këpucë do të jetë e ndryshme. Ai do të ketë më shumë mbushje në gishtat e njërës dhe këpucën tjetër do ta ketë më të lehtë, në mënyrë që të mos peshojnë shumë”, tregon shitësi Uill Amis. Materiali sintetik i tyre është një botë larg lëkurës së vjetër të dikurshme, por ekspertët thonë se ai mbetet mjaft i fortë për t’i bërë ballë ashpërsisë së sportit elitar. Materiali i thurur me kapëse thuhet se është një strukturë me fërkim më të madh se prodhimet e mëparshme, duke ndihmuar në kontrollin e topit. Lojtarët mund të përdorin një palë çdo dy javë me ngarkesën intensive të punës në Premier Ligë, por kjo nuk vlen për Halandin. Ai përdor të njëjtat këpucë deri në 3 muaj, derisa të bëjë një ndryshim të ngjyrës së tyre, zakonisht e nxitur prej prodhuesit. Ai stërvitet dhe luan me to vazhdimisht, ndërsa të tjerët mund t’i mbajnë vetëm për ditët e ndeshjeve.
I vetmi ndryshim ka qenë pas fitores me Evertonin në fillim të muajit maj, kur “Nike” i dërgoi një palë këpucë për të kujtuar rekordin e 35 golave të tij në Premier Ligë. Ai shënoi menjëherë në atë fitore 3-0, një ditë e madhe në garën për titull, dhe i kishte thënë me humor stafit se nëse do ta kalonte këtë shifër, do ta shkruante 36-ën me stilolaps. Dhe ashtu bëri. Megjithatë, “Nike” po punonte për një model të ri për të finalizuar këtë sezon të pandalshëm. Emri i tij i plotë dhe flamuri i Norvegjisë janë shtuar dhe ato pritet të vishen gjatë finales së Kupës FA kundër Junajtidit.
Ferhan Hasani do të nisë një aventurë të re në Europë dhe ...
Thuajse të gjitha ekipet e Superiores do t’i nënshtrohen n...
Duket se Totenhemi më në fund e ka gjetur zgjidhjen për tr...
Marcelo Gallardo është gati për eksperiencën e parë si tra...
Një gol i Anrea Meronit në minutën e 95-të shpërtheu gjith...
Kontrata e Albano Aleksit që e lidh atë me Tiranën ka skad...
“E shtuna do të jetë ndeshja e fundit e Mesit me Paris Sai...
Ardhja e Mauricio Poçetinos te Çelsi patjetër që do të ndrys...
Orges Shehi duket se po bëhet gati t’i japë lamtumirën futbo...
Tirana është mposhtur në finalen e Kupës së Shqipërisë nga E...
Portieri veteran i Tiranës, Ilion Lika ka folur për Oversp...
Tirana-Egnatia 0-1 (Jackson) Egnatia ka shkruar historinë...
Jurgen Klismann po e pret me emocione finalen e Champions Le...
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në finalen e Kupës së Shq...
Partizani ka vendosur t’i japë fund festës gjatë këtyre ditë...
Barcelona rrezikon të mbetet pa Champions League sezonin e a...
Lionel Messi e mbylli pa shumë bujë eksperiencën në Francë m...
Duke filluar nga ora 19:00, do të luhet finalja e Kupës së S...
Marco Asensio, ka vendosur të largohet nga Real Madrid, pas ...
Partizani në Champions League ndërsa Tirana, Egnatia dhe V...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...