SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj shtetases Beli...

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur për disa nga çështet më të diskutuara së fundmi në fushën e sportit.
Ai ka folur për synimet në kualifikueset e "Euro 2024", interesin e madh të shqiptarëve për ndeshjen me Çekinë si dhe infrastrukturën, kampionatin shqiptar dhe momentet më të bukura në karrierën e tij.
A ËSHTË ÇEKIA VENDIMTARE? –“ Është një nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi Çekia ka një formë dhe gjendje të mirë. Ka pasur edhe paraqitje të mira në kualifikuese dhe për pozicionin që ka në renditje, pasi ndodhet në vendin e dytë pas Shqipërisë. Për ne është akoma shumë e rëndësishme, pasi nëse marrim një rezultat pozitiv me Çekinë pothuajse arrijmë në Europianin 'Gjermani 2024’. Është le të themi një kryqëzim shumë i rëndësishëm për të marrë rrugën për në Gjermani, por nuk është kryqëzim fatal për ne, për çekët po”.
KUALIFIKIMI NË "EURO 2024" – “Në fakt kemi bërë shumë mirë, ekipi ka bërë shumë mirë, çdo gjë është bërë mirë deri në këtë moment dhe jemi në vendin e parë. Kemi hedhur një hap të rëndësishëm, por që të arrijmë objektivin duhet t’i bëjmë akoma më mirë këto tri ndeshjet e mbetura. Nuk mund të mendojmë që kemi shkuar në Europian pa mbyllur ndeshjet. Ndjesia ime është që do të arrijmë kualifikimin dhe meritojmë të kualifikohemi”.
PUNA E TRAJNERIT SYLVINHO – “Sylvinho padyshim që është drejtuesi, regjisori, organizatori i kësaj skuadre, ai që i bashkon dhe krijon frymën e grupit në skuadër. Një ekip kombëtar ka specifikat e veta, ku trajneri ka shumë pak kohë në dispozicion, ka shumë pak mundësi për të ndryshuar gjendjen fizike, qoftë edhe përgatitjen e tyre. E rëndësishme është të krijosh frymën e grupit, dhe të zgjedhësh lojtarët e duhur në momentin e duhur dhe në vendin e duhur, këtë gjë Sylvinho e ka bërë shumë mirë. Përkushtimi i tij është realisht i jashtëzakonshëm, puna e tij profesionale dhe në grup me stafin e tij është e niveleve të larta dhe kjo ka bërë që të jemi mirë. Në fund të fundit edhe fati e ka shpërblyer”.
MARRËDHËNIA ME TRAJNERIN – “Padyshim që kam marrëdhënien që duhet të ketë një president me trajnerin, por përveç kësaj kam edhe marrëdhënie shumë të mira miqësore. Shumë shpesh kalojmë dreka apo darka së bashku, por edhe gjatë kësaj kohe flasim vetëm për futbollin, skuadrën dhe për mbarëvajtjen e ekipit. Kështu që edhe drekat dhe darkat, janë dreka dhe darka pune për t’i shërbyer qëllimit që kemi bashkërisht”.
DE BIASI APO SYLVINHO? – “Njerëzit nuk janë lehtësisht të krahasueshëm, gjithsekush ka karakteristikat e veta. Të dy kanë kontribute shumë të mira në ekipin kombëtar, por rezultatet deri tani i ka më të mira De Biasi, sepse e ka realizuar objektivin për të shkuar në Europian, ndërsa Sylvinhon duhet ta shohim. Sylvinho ka filluar duke kuptuar shqip, sepse jeton në Tiranë, punon gjithë kohën në Tiranë dhe lëviz vetëm në momentet që duhet të kontaktojë apo takojë futbollistët”.
TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET – “Federata nuk besoj se do të fitojë gjë, pasi shpenzimet janë më mëdha se sa të ardhurat. Kostot janë shumë të mëdha, ne kemi minimalisht 40 vetë që duhet t’i lëvizim me avion dhe t’i akomodojmë. Nuk jemi në kushtet e bilanceve shumë pozitive, por përballojmë shpenzimet tona dhe pjesa tjetër shërben për të zhvilluar futbollin në Shqipëri.
Kam parë në rrjetet sociale që shesin bileta në të zezë dhe është diçka që nuk duhet të ndodhi, por nga ana tjetër kemi të bëjmë edhe me një lloj kontradikte, pasi nga një anë themi që biletat janë të shtrenjta, ndërsa nga ana tjetër shohim që ka njerëz që po i shesin më shtrenjtë sesa çmimi zyrtar i biletës, një gjë që nuk duhet të ndodhi, por nuk varet nga ne.
Nuk jemi ne institucioni që mund të parandalojmë shitjet e tregut të zi dhe nuk e di nëse legjislacioni e ndalon këtë gjë apo jo? Ne kemi bërë mirë atë që duhet të bëjmë, kemi vënë disa kritere dhe rregulla që një individ nuk mund të marrë më shumë se katër bileta, por gjithsesi ai që don të shesë në tregun e zi e gjen mënyrën për ”.
INTERESI I TIFOZËVE PËR KAMPIONATIN – “Ka disa arsye pse ndodh kjo. Një nga arsyet është edhe besimi i njerëzve te loja. Ne e kemi në kulturë që nuk besojmë asnjë lloj rezultati, nuk besojmë zgjedhjet politike, në Shqipëri nuk besojmë asgjë. Duke qenë se nuk besojmë në asgjë, nuk besojmë edhe te loja e futbollit.
Kemi krijuar një besim të jashtëzakonshëm te Kombëtarja, që aty është një lojë e vërtetë, rezultati është i vërtetë, emocioni i vërtetë dhe prandaj ka më shumë tifozë në stadium dhe më pak kemi krijuar besim tek ekipet e kampionatit. Për të rikthyer besimin te njerëzit vetë klubet nuk duhet të mjaftohen që të merren vetëm me organizimin teknik taktik apo me pagesat e futbollistëve, por duhet që federata dhe klubet, vërtetë t’i bindin njerëzit që kjo është një lojë e vërtetë”.
KUSH ËSHTË FUTBOLLISTI MË I PREFERUAR? – “Në fakt, i dua të gjithë dhe vërtetë kam qenë me fat që gjithmonë kemi pasur djem shumë të mirë në ekipin Kombëtar. Qoftë ata që janë sot, apo edhe ata që kanë qenë në të kaluarën, vërtetë i kam respektuar dhe i kam dashur shumë, nuk është se mund të dalloj dikë. Në momente të veçanta kur ti je vërtetë në presion dhe në stres, që nuk po shkon rezultati padyshim që ai që shënon golin, duket si njeriu më i dashur në botë, është momentale dhe emocionale. Marrëdhëniet i kam shumë të mira me të gjithë djemtë e kombëtares dhe nuk mund të veçoj asnjë”.
POSTI NË UEFA & PËRFITIMET E SHQIPËRISË – “Padyshim që jam ndjerë i vlerësuar kur më është propozuar që të jem ZëvendësPresident i UEFA-S. Për të qenë i sinqertë nuk është se ka qenë një objektiv i imi i kahershëm, që dikur të bëhem ZëvendësPresident i UEFA-S, por gjërat kanë ardhur natyrshëm dhe padyshim që jam ndjerë i vlerësuar, i respektuar nga komuniteti europian i futbollit, nga ata që më kanë propozuar dhe më kanë votuar dhe mbështetur.
Padyshim që është edhe në të mirë të futbollit shqiptar dhe Shqipërisë që jemi të vlerësuar, sepse nëse një individ zgjidhet të përfaqësojë diku është kontribut i të gjithë atyre që kanë bashkëpunuar dhe punuar me të, dhe që kanë bindur me rezultatet dhe punën e tyre. Në të gjitha pozicionet kam bërë maksimumin për të ndihmuar sado pak, apo për të bërë sado pak hapa përpara për futbollin shqiptar. Kështu që edhe nga ky pozicion me të njëjtin përkushtim do të bëjë maksimumin. Nuk është se vendimet që do të marrim në UEFA do të jenë të njëanshme meqë ti je nga Shqipëria, por gjithsesi natyrshëm do mendosh diçka më shumë për Shqipërinë”.
ZHVILLIMI I INFRASTRUKTURËS NË FUTBOLL – “Në Shqipëri nëse themi sport kemi thënë futboll dhe duke pasur parasysh se sa impakt ka futbolli, padyshim që duhet të kesh vëmendje të shtuar. Nëse është e mjaftueshme vëmendja e qeverisë për futbollin unë them jo, nëse është më shumë sesa në të shkuarën unë them se po. Vërtetë kemi ndryshime, sidomos në infrastrukturë”.
STADIUMET ME KULLA – “Unë nuk jam arkitekt që të vlerësoj nëse duhet me kulla, apo me një kullë, apo dy kulla. Ajo që më pëlqen dhe simpatizoj është që të ketë terrene sportive që të luajnë qoftë profesionistët, qoftë amatorët edhe fëmijët. Nëse këto kulla prodhojnë nga një stadium, të bëhen me shumicë, nëse këto kulla nuk prodhojnë asnjë stadium të mos ndërtohet asnjë”.
MOMENTET MË TË BUKURA – “Emocionet që t’i dhuron futbolli, ju garantojë që nuk t’i dhuron asnjë gjë tjetër, si për keq edhe për mirë. Atë që të dhuron një ndeshje e fituar nuk ta dhuron dot asnjë gjë tjetër. Një ndeshje e humbur aq shumë sa të mërzit është e vështirë të mërzisë një gjë tjetër. Në kulmin e emocioneve që na ka dhuruar loja padyshim që është kualifikimi në “Euro 2016” dhe pjesëmarrja në Europian ka qenë një eksperiencë fantastike. Uroj që të jem me fat dhe ta jetoj dy herë këtë eksperiencë, por tani që kam kaluar një eksperiencë në “Euro 2016”, besoj se do ta shijoj më shumë, sepse do bëjmë disa gjëra më mirë”.
DËSHIRA E DITËLINDJES –“Dëshira e momentit është të kualifikohemi në EURO 2024. Rezultati i ndeshjes Shqipëri – Çeki? Do fitojmë ne, nuk ka rëndësi rezultati, mjafton të marrim tre pikët”./ CNA
Një episod i veçantë është regjistuar në kampionatin serb, n...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand ...
Christian Pulisic, vendimtar në fitoren 0-1 në transfertë me...
Në ndeshjen e Europa League që AEK dhe Ajax zhvilluan mes ty...
Skerdi Bejzade pritet të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Hum...
Chelsea merr fitoren e dytë radhazi në kampionat. Blutë e Lo...
Tirana triumfoi 0-1 ndaj Vllaznisë në Kukës, me një gol në...
Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Bo...
Trajneri i Vllaznisë, Migen Memelli, foli për MCN TV, pas ...
Bylisi vazhdon të mbetet i pamposhtur në Kategorinë e Parë. ...
Tirana ka fituar “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj Vllazn...
Armando Broja do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen e javës ...
Vjen momenti i Thomas Strakoshës te Brentford. Portieri i Ko...
Është mbyllur pjesa e parë në klasiken mes Vllaznisë dhe Tir...
Rey Manaj ka gjetur golin e parë në Turqi me skuadrën e Siva...
Së fundmi në Itali është raportuar për një shkarkim të munds...
Duke filluar nga ora 14:00, do të luhet “klasikja” e futbo...
Silvinjo ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para n...
Ish-lojtari i Tiranës dhe opinionist në emisione të ndrysh...
Julian Ahmataj nis menjëherë me ndryshime në ekip, por përba...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...