web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ronaldo nuk njeh moshë, shënon dopietë dhe rikthen skuadrën e tij te fitorja

29 Nëntor 2024, 19:12, Sport CNA

Ronaldo nuk njeh moshë, shënon dopietë dhe rikthen skuadrën

Cristiano Ronaldo nuk ndalet së shënuari, pavarësisht se vitet e moshës i shtohen.

Sulmuesi portugez ishte protagonist me një dopietë golash, në sfidën e fituar 2-0 nga Al Nassr ndaj Damac.

39-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 18-të duke shënuar nga penalltia, ndërsa në minutën e 80-të, realizoi golin që vulosi takimin.

Portugezi shkon në kuotën e 915 golave në karrierë dhe afrohet me shifrën rekord të 1000 golave.

Al Nassr, skuadër që drejtohet nga Stefano Pioli rikthehet kështu të fitorja, pas humbjes në javën e fundit dhe mban vendin e tretë në renditje me 25 pikë.





Lajmet e fundit nga