web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehet Kategoria e Parë, të gjitha ndeshjet që luhen këtë të diel

24 Nëntor 2024, 10:45, Sport CNA
Rikthehet Kategoria e Parë, të gjitha ndeshjet që luhen
Kategoria e Parë

Këtë të diel nis java e 13-të e Kategorisë së Parë, e cila do të luhet në dy ditë.

Sot janë planifikuar që të zhvillohen katër sfida, të cilat do të luhen të gjitha në të njëjtin orar, në orën 13:30.

Flamurtari do të presë ekipin e Erzenit, Kastrioti ndeshet me Apoloninë, Valbona përballet me Burrelin, teksa Korabi ndeshet me Besën.

Ndërkohë, dy sfidat e fundit të kësaj jave në Kategorinë e Parë luhen të hënën e 25 nëntorit.

Takimet që janë planifikuar për të hënën janë Kukësi-Vora dhe Pogradeci-Lushnja, ndeshje që nisin në orën 13:30./CNA

 





Lajmet e fundit nga