web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madrid nuk fal, triumf me dy gola ndaj Chelsea

12 Prill 2023, 22:54, Sport CNA

Real Madrid fitoi ndeshjen e parë në çerekfinalen e Champions League ndaj Chelsea, me rezultatin 2-0.

Dominimi i madrilenëve gjatë gjithë takimit, bëri që të marrin një fitore të rëndësishme, për ndeshjen e kthimit.

Benzema zhbllokoi sfidën me një gol në minutën e 22-të, ndërsa në minutën e 59-të, gjithçka u bë më e lehtë për madrilenët, pasi Chilwell u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë londinezët me 10 lojtarë.

Në minutën e 74-t, ishte Asensio, që shënoi dhe vulosi shifrat në 2-0, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.





Lajmet e fundit nga