web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani nuk i arrin dot grupet, kampionët e Shqipërisë eliminohen në “play off”

31 Gusht 2023, 21:55, Sport CNA

Partizani është eliminuar në “play off” të Conference Leage nga kazakët e Astanës.

Pas humbjes minmale në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë barazuan në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”.

Dominim absolut i Partizanit në pjesën e parë, që shënoi me Bintsouka si dhe kishte disa raste të tjera shënimi, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol për kazakët, me Tomasov që shënoi në minutën e 46-të.

Ky gol duket se preu të kuqtë, që shfaqën probleme të shumta, por përsëri rastet e i kishin, megjithëse nuk ia doli të shënojë.

Mbyllet këtu rrugëtimi europian i Partizanit dhe ëndrra e madhe për tu kualifikuar në grupe.





Lajmet e fundit nga