web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paraqitje zhgënjyese e Kosovës, mposhten 0-3 nga Rumania

6 Shtator 2024, 22:43, Sport CNA

Paraqitje zhgënjyese e Kosovës, mposhten 0-3 nga Rumania


Kosova nisi rrugëtimin në Ligën e Kombeve, në mënyrën më të keqe të mundshme.

"Dardanët" u mposhtën thellë me rezultatin 0-3 nga Rumania në "Fadil Vokrri". Sfida u zhbllokua në minutën e 40-të, ku ishte Denis Man ai që gjeti golin e avantazhit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, Rumania shënoi edhe 2 herë të tjera me Razvan Marin në minutat 51 dhe 82.

Si të mos mjaftonte kjo, Kosova humbi edhe Mërgim Vojvodën, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 85-të. 


Duelin e radhës Kosova do ta luajë më datën 9 shtator në transfertë ndaj Qipros, ndërsa Rumania do të presë Lituaninë.  





Lajmet e fundit nga