web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ukrainë-Shqipëri, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

5 Shtator 2024, 18:31, Sport CNA

Ukrainë-Shqipëri, zbulohen arbitrat që do të vendosin

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Ukrainën këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve.

Këtë përballje, UEFA, ia ka besuar arbitrave portugezë. Kryesor do të jetë Luis Godinho, ndërsa do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida.

Arbitër i 4-t do të jetë Helder Filipe, teksa VAR-i i është besuar Tiago Martins, ndërsa në AVAR do të jetë Gustavo Corriera.

38-vjeçari në karrierën e tij ndërkombëtare ka gjykuar një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligën e Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.

 





Lajmet e fundit nga