E TRISHTË/ Dramë për Insinjen, ndërron jetë foshnja e tij
Xheni Darone, bashkëshortja e ish-kapitenit të Napolit, ka h...
Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena”, në orën 15:00, e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë Superiore, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Partizanit, Xhovani Kolela, i cili ka analizuar këtë takim për të kuqtë e kryeqytetit:
Strategjia e lojës – “Nuk njoh një kampionat që mund të fitosh dhe të humbasin të gjithë. Vetëm në kampionatin e moshave fiton gjithmonë më i forti. Çdo skuadër duhet ta tregojë javë pas jave që duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet. Mendoj që çdo ekip duhet të ketë strategjinë e tij. E jona tregon që mund të lëshojmë disa hapësira, sepse nëse do që të luash në gjysmën e fushës së kundërshtarit është normale që gjysma e jote e fushës do të qëndrojë e boshatisur. Është një rrezik që duhet ta pranojmë, nëse jo duhet të luajmë të gjithë prapa dhe të mos lejojmë hapësira, vetëm dy zgjidhje ka”.
Kukësi dhe trajneri i ri – “Një skuadër që ndryshon trajnerin të krijon probleme. Edhe sepse kur vijnë trajnerë të rinj, sjellin entuziazëm në ekip. Përfitoj të uroj trajnerin e ri të Kukësit, Enkeleid Dobi, punë të mbarë”.
Ndeshja ndaj Kukësit – “Ne do të kërkojmë që të kryejmë lojën tonë, sepse ky është mentaliteti ynë. Kemi shumë respekt për Kukësin, por ne do të duhet të kemi identitetin tonë si skuadër për të kërkuar gjithmonë rezultate pozitive”.
Paraqitjet – “Paraqitja që Partizani bëri ndaj Erzenit ishte pozitive në çdo aspekt. Bëmë një gabim te momenti ku pësuam golin, nuk ishte një gabim i rëndë, po na kushtoi. Në gjithë këto vite kemi fituar ndeshje duke bërë shumë gabime, dhe të humbas ndeshje ku mund të kem bërë vetëm dy gabime. Kjo është bukuria e futbollit. Humbjet janë pjesë e futbollit. Çdo skuadër pretendon që nga 36 ndeshje të kampionatit të fitohen të gjitha. Dua t’iu kujtoj se askush nuk e ka bërë një gjë të tillë deri tani. Të pranojmë humbjen, nuk jemi të kënaqur për humbjen. Por kampionati është i lidhur me paraqitjet me skuadrën që bën në çdo ndeshje. Nëse Partizani do të kryejë ndeshje të tilla si ndaj Erzenit, do të humbasë shumë pak ndeshje. Nuk është çështje taktike, por paraqitjeje. Ne punojmë për të fituar çdo ndeshje, edhe pse nuk mund t’ia dalim.
Ajo që mund të ndihmojë që të arrijmë përpara të tjerëve është ecuria e gjatë e vazhdimësisë. Nëse bën paraqitje një herë mirë dhe një herë jo në pritshmëritë e duhura, në fund rezultatet nuk do të jenë të shkëlqyera. Ka edhe ndeshje që nuk i kemi bërë paraqitje të mira si ndaj Egnatias, por arritëm ta fitojmë atë sfidë. Futbolli është i tillë, sepse nuk ka gjithmonë të njëjtën logjikë. Vazhdimësia për mua prodhon rezultate pozitive”.
Dëmtimet – “Skuka i ka bërë të gjitha seancat stërvitore, por nuk është parë sepse i ka zhvilluar edhe në palestër. Futbollisti që kemi me probleme është Da Silva që nuk është stërvitur rregullisht, madje ka pasur edhe probleme të dielën e kaluar. Preka është rikthyer të stërvitet rregullisht me ekipin, ndërsa Hoti vijon programin e tij individual të përcaktuar nga stafi teknik. I gjithë grupi i lojtarëve do të jenë të gjithë të gatshëm duke filluar nga java e ardhshme”.
Firmosja për barazim ndaj Kukësit – “Unë nuk firmos për barazim, por nëse do të arrijmë të marrim një pikë në Kukës do jua jap përgjigjen nesër pas ndeshjes. Ne do të shkojmë të bëjmë ndeshjen tonë në Kukës. Pikët janë çështje e meritës nëse ti ke arritur të bësh mirë në atë sfidë”.
Çështja e golave – “Unë pres shumë nga të gjithë lojtarët sepse të shënosh gola nuk është punë vetëm e sulmuesve. Pres shumë edhe nga mesfushorët, sepse janë shumë të aftë për të realizuar gola dhe disa gola duhet t’i bëjnë. Edhe të mbrosh nuk është punë vetëm e mbrojtjes. Siç e mendoj unë të mbrosh është problem edhe atyre sulmuesve përpara”, përfundoi Xhovani Kolela.
Xheni Darone, bashkëshortja e ish-kapitenit të Napolit, ka h...
Do të startojë në orën 12:30, në stadiumin “Dacia Arena”, sf...
Superiorja dhe Kategoria e Parë vijojnë garimin dhe në plan ...
Një moment për t’u harruar për Bajern Mynihun, i cili nuk ka...
Sot zhvillohet derbi madrilen, ndërmjet Atletikos dhe ...
Kategoria Superiore do të zhvillojë një ndeshje ditën ...
Skënderbeu do të kërkojë fitoren e parë sot kundër Ori...
Myrto Uzuni është njeriu i momentit në La Liga 2, të n...
Marko Rojs cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të br...
Enis Çokaj u transferua në mënyrë të papritur te Panathinaik...
Robert Levandovski është pa diskutim një nga lojtarët kyç në...
Augsburgu mori një fitore të rëndësishme përballë Bajernit t...
Totenhemi është treguar i pamëshirshëm mbrëmjen e sotme ndaj...
Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në La Liga 2, ku kësaj radh...
Erzeni i Shijakut është padyshim “Hirushja” e kampionatit në...
Një gol i shënuar nga Amir nga pika e bardhë në minutën e fu...
Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në La Liga 2, ku kësaj radh...
Në majë të botës dhe medalje ari për mundjen shqiptare. Ze...
Erzeni pret në Durrës Laçin në sfidën e javës së pestë të “A...
Erzeni është duke u përballur kundër Laçit në ditën e sotme....
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...