Çmenduria te Napoli, Spalleti drejt shkarkimit
Luçiano Spaleti arriti një sukses të jashtëzakonshëm këtë se...

Vetëm para pak ditësh ai ishte bërë shqiptari i dytë, pas Blerim Xhemailit, që luan në Superligën Kineze të Futbollit. Madje sapo ka shënuar edhe golin e tij të parë në këtë kampionat. Pas 13 vitesh me gjigandët kroatë të Dinamos së Zagrebit, Arijon Ademi ka zgjedhur aventurën kineze dhe në moshën 31-vjeçare i është bashkuar skuadrës së kryeqytetit, Gouan i Pekinit.
Në ditën e 7-të të Superligës Kineze që u luajt në mesjavë, Ademi shënoi në minutën e 23-të të pjesës së parë, duke i dhënë fitoren 1-0 ekipit të tij në ndeshjen kundër miqve të Nantong Zhiyunit. Goli i tij e ngjiti ekipin kryeqytetas në vendin e 7-të me dhjetë pikë, pas një nisjeje zhgënjyese sezonale.
Sezoni futbollistik kinez nisi në mes të prillit, ndërsa Ademi mbërriti në Pekin vetëm disa ditë para çeljes së Superligës. Gjatë kontaktit të parë që patëm me të, Ademi na tregoi se fillimisht ka mbërritur në Kinë pa familjen, pasi transferimi i tij ka ndodhur shumë shpejt dhe në mes të sezonit evropian. Në fakt, Ademi kishte luajtur me Dinamon e Zagrebit deri më 19 mars në një ndeshje kundër Rijekës dhe vetëm atëherë klubi kroat bëri të ditur se ai do të transferohej në Kinë.
Ndeshja e parë e tij me ekipin e ri, në 17 prill 2023, përkoi jo vetëm me çeljen e Superligës Kineze, por edhe me përurimin e impiantit të ri ultramodern, i ndërtuar pas shembjes së Stadiumit të famshëm të Punëtorëve në Pekin, para 68 mijë spektatorëve. Kjo ndeshje shënoi gjithashtu edhe rikthimin e tifozëve kinezë nëpër stadiume, pas tre vitesh nën masa të rrepta antiepidemike.
Duhet thënë se Ademi është ndër transferimet e pakta të këtij sezoni në futbollin kinez. Tashmë fokusi është te krijimi i modeleve të futbollit vendas dhe jo vetëm blerja e lojtarëve të huaj. Të vetmet përjashtime bëhen për lojtarë me përvojë dhe të kualifikuar. Ademi është pikërisht njëri prej tyre. Vlera e tij aktuale në “Transfermarkt” llogaritet në 4 milion euro, ndërsa dhjetëra ndeshjet ndërkombëtare i veshin atij “kostumin” e një futbollisti të madh.
Vetëm me ekipin kombëtar Ademi, ndonëse mesfushor me tipare mbrojtëse, ka shënuar 4 gola nga gjithsej 45 në karrierë, në ndeshjet eliminatore Evropiane dhe Botërore. Gjithashtu me Dinamon e Zagrebit ka luajtur dhjetëra takime ndërkombëtare nga 444 si profesionist, shumica prej të cilave në Champions League.
Arijon Ademi e kishte nisur karrierën e tij profesionale në Shibenik, duke debutuar për skuadrën e të rinjve në mars të 2008-ës kur ishte vetëm 16 vjeç. I lindur në Kroaci nga dy prindër shqiptarë, Ademi fillimisht përfaqësoi vendlindjen me ekipet e moshave, madje duke luajtur edhe 3 ndeshje me ekipin e të rinjve të Kroacisë. Por konkurenca e jashtëzakonshme te ky ekip bëri që në 9 tetor 2014, ai të zgjedhë kombëtaren e Maqedonisë në një ndeshje zyrtare. Ademi ishte gjithashtu edhe një nga përzgjedhurit e Maqedonisë së Veriut në UEFA Euro 2020. (CRI)
Luçiano Spaleti arriti një sukses të jashtëzakonshëm këtë se...
Incidentet gjatë derbit Tirana-Partizani të kësaj mesjave,...
Barazim në derbi nuk është dramë, por nuk është as një rezul...
Federiko Dimarko ka marrë një mesazh kërcënues nga ultrasi...
Shumë yje të futbollit europian janë duke zgjedhur vitet e f...
Arsenali ka siguruar tashmë një përforcim për sezonin e ardh...
Prononcimet e “Bild” i japin zë largimit të Zhoa Kanselos në...
Ditën e sotme, Erzeni ka zyrtarizuar largimin e trajnerit ...
Gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku, ka ndezur merkaton...
Pas eliminimit nga Liga e Europës, Juventusin e pret një tje...
Luçiano Spaleti bëri realitet ëndrrën e mijëra tifozëve të N...
Barazimi në derbi i pak ditëve më parë, e ka lejuar Tiranën ...
Partizani do të duhet të bëjë pa një lojtar të formacionit n...
Jo më pak se 23 persona, përfshirë 11 futbollistë dhe një ...
Një vit pas triumfit në Conference League, Roma siguron nj...
Kategoria Superiore është në një fazë tepër të nxehtë ku d...
Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi paraditen e kësaj ...
Mesfushori Granit Xhaka do të jetë pjesë e Bayer Leverkusen ...
Liga e Europës, mësoi mbrëmjen e djeshme çiftin finalist për...
West Ham United siguron biletën për në finalen e Conferenc...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...