web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mungon në ndeshjen ndaj Monza-s, çfarë po ndodh me Dybala-n?

6 Tetor 2024, 15:00, Sport CNA
Mungon në ndeshjen ndaj Monza-s, çfarë po ndodh me Dybala-n?
Paulo Dybala, Burimi: Football Italia

Ylli i Roma-s, Paulo Dybala, do t'u mungojë verdhekuqve në ndeshjen ndaj Monza-s në javën e shtatë të Serie A.

Sulmuesi argjentinas nuk është i gatshëm për këtë takim për shkak të një problemi të vogël muskulor raportojnë mediet italiane.

Ai raportohet se pësoi një dëmtim të lehtë muskulor gjatë një seance stërvitore të shtunën dhe u la jashtë skuadrës së Roma-s për sfidën e kësaj të diele. Dybala pritet të zëvendësohet sot nga bashkëkombësi i tij Matias Soule.

Për shkak të këtij dëmtimi, Dybala nuk do të udhëtojë në Argjentinë për ndeshjet e kombëtares së vendit të tij, pavarësisht se mori një ftesë nga trajneri Lionel Scaloni.

Monza-Roma luhet këtë të diel duke nisur nga orën 18:00 në “Brianteo”./CNA

 





Lajmet e fundit nga