web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmenduri” me 7 gola, Juventusi fiton ndaj Interit në ndeshjen spektakolare

13 Shtator 2025, 20:02, Sport CNA

“Çmenduri” me 7 gola, Juventusi fiton ndaj Interit në

Juventusi fitoi 4-3 ndaj Interit në një “Derby d’Italia” spektakolar në “Allianz Stadium”, duke shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Lloyd Kelly zhbllokoi ndeshjen për bardhezinjtë, por Hakan Çalhano?lu barazoi me një goditje të fuqishme nga distanca.

Kenan Y?ld?z riktheu epërsinë për Juven para pushimit me një gol të bukur. Në pjesën e dytë Interi përmbysi rezultatin me golat e Çalhano?lu dhe Marcus Thuram.

Juventusi reagoi në fund: fillimisht Khéphren Thuram barazoi, më pas Vasilije Ad?i? realizoi një gol spektakolar nga 30 metra që vendosi sfidën.

Me këtë fitore, Juventusi regjistron nisjen më të mirë që prej sezonit 2018/19.

Ndërkohë, Inter pësoi humbjen e dytë radhazi, duke vënë në pikëpyetje punën e trajnerit Cristian Chivu.





Lajmet e fundit nga