web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Allegri jep lajmin e keq për Leao-n, zgjatet mungesa për sulmuesin

13 Shtator 2025, 16:54, Sport CNA

Allegri jep lajmin e keq për Leao-n, zgjatet mungesa për sulmuesin

Rafael Leao do të mungojë përsëri për Milanin, duke shtyrë debutimin e tij në këtë sezon të Serisë A. Sulmuesi portugez pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e Kupës ndaj Barit dhe nuk ka arritur ende të rikuperohet.

Ai ka humbur dy përballjet ndaj Cremoneses dhe Lecces dhe nuk do të jetë i gatshëm as për sfidën ndaj Bolognas këtë fundjavë, si dhe ndaj Udineses javën e ardhshme.

 Lajmin e konfirmoi trajneri Massimiliano Allegri, i cili sqaroi se bëhet fjalë për një dëmtim në muskulin soleus, një zonë delikate dhe me risk. Sipas tij, Leao pritet të rikthehet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Napolit.

Ndërkohë, Estupinan dhe Pulisic janë të gatshëm për lojë, pa probleme fizike. Milani do të përballet me Bolognan të dielën më 14 shtator, në orën 20:45.





Lajmet e fundit nga