Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...

Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi në selinë e saj zbarkuan emra të mëdhenj të futbollit europian. Përkrah Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të federatave europiane dhe ambasadorë të UEFA-s në kuadër të festivalit të futbollit për fëmijë, pjesë e programit “Futbolli në Shkolla”.
Aktiviteti u shoqërua edhe me zhvillimin e një ndeshjeje futbolli ku morën pjesë Presidenti Ceferin, Luís Figo, Aljosa Asanovic, trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, dy zëvendëstrajnerët Zabaleta dhe Doriva, Jahmir Hyka dhe fëmijë nga shkollat lokale.
Pas ndeshjes, në një prononcim për mediat, Luis Figo, ambasador i UEFA-s dhe një nga legjendat më të mëdha të futbollit europian, u shpreh i lumtur për praninë e tij sot në Tiranë.
“Që nga hera e fundit që kam qenë këtu, shoh një ndryshim të madh. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Sa herë vij, ndiej një mbështetje të madhe nga të gjithë ata që e duan futbollin.”
Legjenda portugeze vlerësoi sportistët e rinj shqiptarë, duke i këshilluar që të gjejnë balancën mes edukimit dhe sportit në jetë.
“Janë shumë të rinj, por mendoj se, ashtu si në çdo vend tjetër, gjëja më e rëndësishme është të gjesh balancën mes edukimit dhe sportit. Nëse studion dhe u kushton kohë mësimeve, ndërkohë që luan edhe sport, veçanërisht futboll, është edhe më mirë.
Mendoj se gjëja më e rëndësishme, jo vetëm në sport, por edhe në jetë, është pasioni për atë që bën. Nuk ka rëndësi nëse është sport apo një fushë tjetër e jetës. Duhet të punosh fort dhe të ndjekësh ëndrrat e tua. Me këto dy përbërës, besoj se është shumë më e lehtë të arrish qëllimet”.
Ambasadori i UEFA-s, Aljosa Asanovic, u shpreh i lumtur që ndodhet në Shqipëri për festivalin e futbollit për fëmijë, duke e cilësuar programin një mundësi të mrekullueshme për fëmijët dhe shkollat. Ai vlerësoi progresin e futbollit shqiptar, punën e mirë të Presidentit dhe paraqitjet pozitive të Kombëtares shqiptare në "Euro 2024".
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një program i mrekullueshëm për fëmijët, për shkollat dhe për të gjithë këtu. Pas ceremonisë po qëndroj këtu dhe po shijoj kohën me fëmijët. Ne jemi këtu për fëmijët.
Gjëra shumë pozitive dhe këtë e pashë në Kampionatin e fundit Europian. Në Gjermani pamë paraqitjen e mirë që bëri ekipi juaj dhe ju keni një trajner shumë të mirë, gjithashtu edhe një president të mirë. Thjesht vazhdoni kështu dhe shumë shpejt do t’i shohim ekipet shqiptare lart”, tha Aljosa Asanovic.
Ambasadori i FSHF-së, Jahmir Hyka, në prononcimin e tij gjatë festivalit të futbollit për fëmijë, u shpreh i kënaqur për organizimin dhe pjesëmarrjen e madhe të fëmijëve. Ai theksoi rëndësinë e kujdesit dhe edukimit të brezit të ri, duke theksuar se fillimisht duhet edukuar dashuria dhe respekti për sportin dhe më pas mësimi i futbollit. Hyka shprehu bindjen se këto iniciativa do të ndihmojnë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët dhe futbollin shqiptar.
“Është kënaqësi gjithmonë të jesh këtu mes fëmijëve dhe të krijohen këto organizime të bukura për fëmijët. Është kënaqësi dhe m’u bë shumë qejfi që kishte kaq shumë pjesëmarrje, shpresoj të ketë edhe në të ardhmen.
Është një brez që do shumë kujdes sepse kohët kanë ndryshuar pak nga brezi ynë. Jemi duke u munduar që t’i edukojmë në radhë të parë, pastaj edhe t’i mësojmë që të luajnë futboll. Shpresoj që do të kenë një të ardhme të mirë”, tha Jahmir Hyka.
Edon Zhegrova ka bërë një hap të madh në karrierë, duke u ...
Serbia ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 4 ndeshje dhe ndodhe...
Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbo...
Një lajm i bujshëm ka shpërthyer në futbollin anglez, me k...
Të shtunën rikthehet “Derbi i Italisë” mes Juventus-it dhe...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dy ndeshje në shtator, një m...
Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm për Milan-in në ndesh...
Nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit do ...
Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar se Bayern Munich ishte s...
Egnatia përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, pas...
Andrea Colombo është caktuar për të gjykuar derbin e Itali...
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, e mbyllur me fitoren 5-0 ...
Liga e Kampionëve për sezonin 2025-2026 starton javën e ar...
Serbia pësoi një humbje të rëndë 5-0 ndaj Anglisë në Beogr...
Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Wom...
Kategoria e Parë rikthehet me ndeshjet e javës së tretë. D...
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbërritur në S...
Fitorja ndaj Letonisë i dha Shqipërisë tri pikë të rëndësi...
Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin ...
Shqipëria do të bëhet nesër skena e një prej ngjarjeve më ...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...