Protesta që po tkurr PD-në
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” ndizet çdo ditë nga protest...

Federata e Futbollit organizoi mbrëmjen e kaluar një darkë në “Pallatin e Brigadave” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të futbollit europian, të cilët ndodheshin në Tiranë për mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander ?eferin, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi mikpritjen e FSHF-së dhe Presidentit Armand Duka, si dhe nënvizoi zhvillimin e futbollit shqiptar dhe Shqipërisë. Ai theksoi edhe njëherë mesazhin e fuqishëm se futbolli dhe sporti duhet të bashkojnë njerëzit.
“Është gjithmonë kënaqësi të jem në Shqipëri. Sa herë që vij, shoh ndryshime në infrastrukturë, shoh gjëra të reja të ndërtuara. Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Europian. Por mendoj se jeni pranë.
Futbolli po zhvillohet këtu falë punës së mirë të Federatës Shqiptare të Futbollit, të mikut tim të dashur Armand, si dhe të mbështetjes së qeverisë. Më pëlqen ky raport miqësor edhe pse ndonjëherë dinë të jenë këmbëngulës kur duan të më shtyjnë t’u jap ndonjë kompeticion. Por ua shpjegova që kjo është një vendimmarrje e Komitetit Ekzekutiv dhe nuk mund të premtoj asgjë.
Miqtë e mi, futbolli bashkon njerëzit. Jo vetëm futbolli, sporti bashkon njerëzit. Sporti duhet të jetë kundër dhunës dhe është kundër dhunës, kundër ndarjes. Prandaj jam i lumtur që Shqipëria po bashkë-organizon Europianin U-21 2027 së bashku me Serbinë.
Dhe jam gjithashtu i lumtur që folëm me kryeministrin për mundësinë, jo të një ndeshjeje bamirësie, por të një ndeshjeje mes lojtarëve veteranë nga vendet e Bashkimit Europian dhe atyre nga vendet që do t’i bashkohen së shpejti BE-së
Faleminderit shumë edhe njëherë, Armand, për mikpritjen dhe mbi të gjitha për miqësinë tënde” – tha Presidenti ?eferin në fjalën e tij.
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, gjatë darkës së organizuar në Tiranë në nder të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, u shpreh i nderuar për mbajtjen e këtij takimi historik për herë të parë në Shqipëri. Ai theksoi rrugëtimin e futbollit shqiptar nga infrastruktura modeste drejt standardeve moderne falë mbështetjes së qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke përmendur sukseset si finalja e UEFA Europa Conference League dhe organizimi i Kampionatit Europian U-17.
Presidenti Duka vlerësoi kontributin e klubeve dhe drejtuesve të futbollit në vend, si dhe zhvillimin e futbollit të bazës dhe të vajzave. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi rëndësinë e bashkëorganizimit të Kampionatit Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë si një mundësi për të treguar kapacitetet e Shqipërisë në organizimin e eventeve të mëdha dhe rolin e futbollit në afrimin e kombeve.
Presidenti Duka falënderoi UEFA-n për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se Shqipëria tashmë ka dëshmuar aftësinë e saj për të pritur aktivitete të nivelit më të lartë dhe është e gatshme për sfida të tjera madhore në të ardhmen, duke përfshirë edhe synimin për të mirëpritur një ditë finalen e Superkupës së UEFA-s në Tiranë.
Më poshtë fjala e plotë e Presidentit Duka
“I nderuar President i UEFA-s, miku im i dashur Aleks,
I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, i dashur Edi,
Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarë të Këshillit të FIFA-s,
Të dashur miq,
Me kënaqësi dhe krenari të madhe, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve sonte në Tiranë.
Mikpritja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk është vetëm një nder për Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe një moment historik për futbollin shqiptar dhe për të gjithë vendin tonë, pasi kjo është hera e parë që një takim i tillë mbahet në Shqipëri.
Duke parë pas rrugëtimin e futbollit në Shqipëri, shohim sa shumë kemi ecur përpara. Nga infrastruktura modeste dhe mundësitë e kufizuara pas shkatërrimeve të viteve ’90, falë mbështetjes së madhe të qeverisë sonë, veçanërisht të Kryeministrit tonë, si dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë në UEFA dhe FIFA, kemi ndërtuar infrastrukturë moderne. Kjo përfshin stadiumin tonë kombëtar këtu në Tiranë, i cili priti finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022 dhe Kampionatin Europian U-17 të UEFA-s këtë vit.
Dua gjithashtu të falënderoj anëtarët tanë të dashur, presidentët e përkushtuar të klubeve tona dhe drejtuesit e shoqatave rajonale. Besimi juaj, mbështetja dhe investimi në futboll kanë qenë vendimtare për rritjen tonë. Së bashku, kemi zhvilluar futbollin e bazës, kemi investuar në akademitë e të rinjve dhe kemi hapur dyert e mundësive për djem e vajza anembanë vendit. Sot, futbolli i vajzave nuk është thjesht në rritje – ai po frymëzon një brez të ri sportistësh dhe tifozësh.
Ekipet tona kombëtare, me guxim dhe krenari, qëndrojnë tashmë lart në skenën ndërkombëtare, duke garuar me nder dhe dinjitet, duke bartur me vete shpresat dhe ëndrrat e gjithë kombit tonë.
Ndjehemi veçanërisht krenarë për përgjegjësinë që UEFA dhe Komiteti Ekzekutiv na kanë dhënë për të bashkë-organizuar Kampionatin Europian U-21 në vitin 2027 me Serbinë. Ky do të jetë eventi më i madh i futbollit që Shqipëria ka organizuar ndonjëherë, duke shfaqur stadiumet tona, pasionin tonë dhe aftësinë për të pritur talentet më të shkëlqyer të Europës. Është gjithashtu një mundësi për të treguar se si futbolli mund të afrojë kombet dhe të frymëzojë.
Të dashur miq, i dashur President ?eferin,
Ju falënderoj sinqerisht për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin me Federatën Shqiptare të Futbollit. Prania juaj këtu është një mesazh i qartë se Shqipëria është pjesë e çmuar e familjes europiane të futbollit.
Ne nuk jemi thjesht të apasionuar pas futbollit, ne jemi të uritur për të. Ne jetojmë dhe marrim frymë me lojën, dhe tashmë kemi dëshmuar aftësinë tonë për të organizuar evente të klasit botëror me rezultate të mëdha. Të mbështetur nga qeveria dhe autoritetet tona vendore, jemi plotësisht të përgatitur për të pritur evente më të mëdha në të ardhmen.
Imagjinoni, finalja e Superkupës së UEFA-s në Tiranë. Një moment jo vetëm historik, por vërtet i paharrueshëm, që do të gdhendte emrin e vendit tonë me krenari në skenën globale të futbollit.
Sonte kjo darkë nuk është vetëm për çështje zyrtare, është për miqësinë, unitetin dhe lidhjet që futbolli na ka dhënë. Pas kaq shumë vitesh në këtë lojë të bukur, kam mësuar një të vërtetë të thjeshtë: Fitoret shkëlqejnë më shumë kur ndahen, dhe sfidat ndjehen më të lehta kur përballen krah për krah. Futbolli është më shumë se një sport – është një familje, dhe sonte ne e festojmë këtë familje së bashku.
Në emër të komunitetit shqiptar të futbollit dhe në emrin tim personal, ju falënderoj thellësisht për pjesëmarrjen në këtë mbrëmje speciale. Faleminderit!”
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë darkës me drejtuesit e UEFA-s, propozoi që Shqipëria të mirëpresë finalen e Superkupës së UEFA-s në vitin 2028. Ai theksoi gatishmërinë e vendit për të pritur evente të mëdha sportive dhe ftoi përfaqësuesit e UEFA-s që të kthehen sërish në Shqipëri për aktivitete të tjera të rëndësishme futbollistike.
“Presidenti Duka foli për ambicien që kemi së bashku për ta bërë Papën të kthehet me disa prej jush për një tjetër finale, duam Superkupën.
Kështu që, le të bëjmë një marrëveshje, nëse organizojmë, nëse kemi samitin e NATO-s dhe çdo gjë shkon shumë mirë, siguria është më e lartë, ju në 2028 do të sillni finalen e Superkupës.
Besoj që është një marrëveshje e drejtë dhe jam i sigurt që në të djathtë e në të majtë të tryezës keni mbështetje për këtë ide, jo mjaftueshëm për votat, por do të punojmë, do të punojmë për këtë. Jam vërtetë i përulur që ftohem e pranohem këtu si pjesë e mbrëmjes suaj. Politikanët ikin e vijnë, por legjenda si Luis Figo nuk ikin kurrë, dhe futbolli kurrë nuk ikën.
Kështu që ndihuni të bekuar që keni privilegjin që të përfaqësoni sportin më të dashur në botë dhe më besoni jam vërtetë i nderuar që më keni ftuar dhe që jam pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe duhet të kuptoni që sa herë doni të ktheheni, jo zyrtarisht, por thjesht për kënaqësi, për argëtim, për relaks, apo për çfarëdo lloj arsye jeni të mirëpritur këtu, kjo është shtëpia juaj.
Ju jeni të privilegjuar, sepse ndryshe nga të tjerët keni dy shtëpi këtu, Shtëpinë e Futbollit dhe Shtëpinë e Qeverisë. Faleminderit!”
Vllaznia do të presë Partizanin të shtunën në stadiumin “L...
Pas zhvillimit të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA...
Shqipëria do të rikthehet në fushë pas katër javësh, për n...
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mble...
Kjo e enjte ishte ndryshe për Federatën e Futbollit, pasi ...
Edon Zhegrova ka bërë një hap të madh në karrierë, duke u ...
Serbia ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 4 ndeshje dhe ndodhe...
Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua sot festivali i futbo...
Një lajm i bujshëm ka shpërthyer në futbollin anglez, me k...
Të shtunën rikthehet “Derbi i Italisë” mes Juventus-it dhe...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi dy ndeshje në shtator, një m...
Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm për Milan-in në ndesh...
Nuk ka më dyshime. Ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit do ...
Gazeta gjermane “Bild” ka zbuluar se Bayern Munich ishte s...
Egnatia përgatitet për ndeshjen e radhës ndaj Bylisit, pas...
Andrea Colombo është caktuar për të gjykuar derbin e Itali...
Ndeshja mes Serbisë dhe Anglisë, e mbyllur me fitoren 5-0 ...
Liga e Kampionëve për sezonin 2025-2026 starton javën e ar...
Serbia pësoi një humbje të rëndë 5-0 ndaj Anglisë në Beogr...
Partizani i vajzave luajti sot ndeshjen e parë në UEFA Wom...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit ka publikuar pamje të reja nga operacion...
Tre persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një oper...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Balldren i V...
Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur paraditen e sotme në...
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë demografike ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së paralajmëron t...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Forcat ukrainase kanë kryer një sulm me raketa thellë bren...
Mbi 1.2 milionë qytetarë të Kosovës zgjodhën të mos votojn...
Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Europian (BE) kanë ...
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Raporti i kredive me probleme iu kthye rënies në muajin pr...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.6 lekë dh...
Rivlerësimi i xhiros të vitit 2025 për bizneset në Tiranë ...
Parashikimet për një mungesë të theksuar furnizimi me naft...