SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Skënderbeu që dominoi për një dekadë futbollin shqiptar, sot është pjesë e Kategorisë së Parë. Vetë klubi dhe tifozët ende nuk janë mësuar me këtë realitet të ri. Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga drama, dhemb ende. Ata që ndoshta e ndiejnë më shumë janë lojtarët që bënë historinë me këtë fanellë dhe kanë qenë pjesë e asaj periudhë të artë të bardhekuqve.
Një ndër ta është edhe Marko Radas, i cili ka mbajtur një peshë jo të vogël në këtë skuadër dhe ka shijuar edhe eksperiencat historike në arenën europiane. Ai u “shqiptarizua” dhe domosdo, pasi luajti plot 8 vite në Korçë. Edhe pse u bë vite që është kthyer në Kroaci, hera-herës e kthen kokën pas. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, tregon lidhjen me Skënderbeun dhe ndjesinë e përjetuar kur korçarët zbritën në të Parën.
“Unë e kam thënë shpesh dhe do të vijoj ta përsëris, se Skënderbeu ka zëne një vend mjaft të veçantë tek unë dhe normalisht është një ndjenjë që nuk do të shuhet. Pas rënies një kategori më poshtë, jam informuar vetëm sa u takon rezultateve edhe për shkak se ndeshjet e këtij kompeticioni nuk transmetohen. Por kam ndjekur çdo takim të luajtur në sezonin e kaluar dhe të them të drejtën jam ndier keq, si të isha unë që bija një kategori më poshtë. Ky Skënderbe nuk e ka vendin këtu dhe të bën të ndihesh keq, gati një dramë. Ky është i vetmi zhgënjim dhe ndjesi negative që më shqetëson. Shpresoj që të rikthehen shpejt”, theksoi fillimisht Marko Radas, që pikërisht dje festoi ditëlindjen e 38-të.

RINGRITJA – Më pas, kroati u ndal edhe te shpresat dhe dëshirat për sezonin aktual duke besuar te ringritja. “E di që është në vendin e katërt tani dhe nuk po bën aq mirë sa e prisnim, por duhet të kemi parasysh se një ekip i tillë kërkon kohë përshtatjeje kur bie një kategori më poshtë. Për këtë ka nevojë Skënderbeu. Unë jam i bindur se edhe Takaj nuk e pranon dot faktin që po luan në këto nivele. Unë e njoh mirë filozofinë e presidentit dhe e di se çfarë është në gjendje të bëjë për t’i rikthyer lavdinë ekipit, gjë që e ka shprehur me kohë.
Besoj se këtë sezon kanë për ta kaluar shpejt dhe ngjitja do të vijë menjëherë. Gjithsesi, mbetet një mision i vështirë për shkak të terreneve dhe kushteve të fushave, gjë të cilën Skënderbeu nuk është i mësuar dhe nuk do ta ketë problem. Por ajo që unë them është se befasi të tilla si në javën e fundit me Besëlidhjen në Shtëpi duhen shmangur nëse synojnë ngjitjen e menjëhershme”, përfundoi Marko Radas, që tashmë ka nisur një tjetër rrugë. Pranë futbollit gjithnjë, por si trajner tashmë. Ai është pjesë e ekipeve të moshave të vogla te Dinamo e Zagrebit.
Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe një nga më të njoh...
Barcelona nuk ia doli të kualifikohej në Champions League,...
Çelsi i femrave arriti që të fitonte me shifrat 8-0 ndaj V...
Lacio po përgatit kontratën e re për Igli Taren. Edhe pse ...
Duke folur pas barazimit me Arabinë Saudite, trajneri i Komb...
Skënderbeu mbledh “pjesët”, Takaj përgatit mbledhje te...
Fakti që miqësorja e Kombëtares shqiptare ndaj Arabisë...
Napoli fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Rej...
Shqipëria barazoi 1-1 në miqësoren me Arabinë Saudite, në ...
Partizani i këtij sezoni po bën mjaft mirë. Të kuqtë e dre...
Agustin Torasa është larguar nga skuadra e Gjilanit. Mesfu...
Antonio Konte është bërë protagonist në ndeshjen e djeshme t...
Fundjavën e ardhshme, Formula 1 zhvendoset në Meksikë aty ...
Moussa Sissoko, ish-futbollisti i Njukasëllit, Totenhemit, p...
Europa Ligë do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjet e pesta të...
Shumë pak kohë na ndan nga fillimi i Kupës së Botës të "Kata...
Ballkani i Ilir Dajës vijon të mbetet në “valle”për t’u ku...
Nuk është hera e parë që ai flet për jetën e tij. Andres Ini...
Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, është shprehur i kënaqu...
Humbja e parë sezonale e Realit të Madridit në Lajpcig në Li...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...