web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE TIRANA-VLLAZNIA/ Shpërthen festa, shkodranët në avantazh (VIDEO)

12 Shkurt 2023, 17:10, Sport CNA

LIVE TIRANA-VLLAZNIA/ Shpërthen festa, shkodranët në avantazh

Tirana do të presë Vllazninë në orën 16:00 për ndeshjen e vlefshme në javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë e cila për shkak të ndryshimit të fushës që u bë në fazën e mëparshme, do të luhet në Shkodër. 

 

Të dyja ekipet vijnë në këtë përballje pas fitoreve, ku bardheblutë mposhtën Egnatian dhe kuqeblutë mundën Kukësin.


Trajnerët Shehi dhe Josa kanë hedhur në fushë më të mirët për të marrë një tjetër 3 pikësh në kampionat.

LIVE TIRANA-VLLAZNIA 0-1

Marku 51'


NGJARJET KRYESORE

50’ GOOOL VLLAZNIA! Shkodranët kalojnë në avantazh me penalltinë e Markut.

49’ Penallti për Vllazninë! Pas një harkimi në zonë, Balaj rrëzohet në një kontakt me Behiratçe dhe Jorgji bën shenjë nga pika e bardhë.

46’ Rifillon sfida pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazim pa gola.  

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Top i mirë në qendër i Hakajt nga majta, Balaj përsëri nuk ia del që të fitojë duelin ajror me mbrojtësit bardheblu, duke mos arritur të devijojë topin.

38’ Patrik i shmanget pozicionit jashtë loje dhe del para Zogoviç, por ndalet edhe një herë nga portieri.


36’ Hila gjen në zonë me një harkim të saktë Lushkjen, i cili gjuan me kokë por sfera përfundon në duart e Zogoviç.


31’ Në anë tjetër Patrik nis me shpejtësi një kundërsulm në të majtën dhe tenton të bëjë gjithçka vetë, por përfundon më topin jashtë vijës fundore.

30’ Shkodranët kanë kontrollin e lojës dhe tentojë disa herë me harkime në zonë që të gjejnë Balajn, por pa sukses pasi ai është i rrethuar nga prapavija bardheblu.

26’ Shumë luftë në mesfushë, dy skuadrat janë të organizuara në prapavijë dhe nuk lejojnë hapësira për gjuajtjet në portë.

24’ Tjetër tentativë e Patrik, por Zogoviç është i vendosur mirë dhe kontrollon.

19’ Përsëri kuqeblutë me një harkim në zonë, këtë herë është Balaj i cili gjuan me kokë por nuk gjen portën.


19’ Predhë e Smajlit që devijohet para portës nga Najdovski, Bekaj bën mrekullinë duke i ndryshuar drejtimin sferës për ta çuar në këndore.


15’ Vllaznia mundohet të rrezikojë me goditje këndi, por edhe këtë herë mbrojtja e Tiranës ia del të largojë topin.

11’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë i Hilës i cili gjuan me një diagonale të fortë, por topi kalon mbi traversën e portës së Zogoviç.


5’ Dy goditje nga këndi radhazi të Vllaznisë largohen me kujdes nga mbrojtja bardheblu.

3’ Patrik shfaqet në hyrje të zonës në krahun e majtë dhe gjuan por Zogoviç është në pozicion.

1’ Nis dueli në Shkodër.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Lulaj, Najdovski, Haxhiu, Hila, Deliu, Lushja, Patrik, Hasani

Trajner: Orges Shehi

VLLAZNIA: Zogoviç, Hakaj, Gurishta, Shehi, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Balaj, Mala

Trajner: Mirel Josa





Lajmet e fundit nga