web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE’ Skënderbeu-Flamurtari/ Zhbllokohet sfida, korçarët në avantazh (VIDEO)

7 Nëntor 2022, 17:03, Sport CNA

LIVE’ Skënderbeu-Flamurtari/ Zhbllokohet sfida, korçarët

Sfida Skënderbeu-Flamurtari është padyshim më e rëndësishmja e javës së 9-të në Kategorinë e Parë.

Të dyja skuadrat janë pretendente për ngjitjen direkte në Superiore dhe përballja mes tyre do të jetë një provë force në një sfidë direkte.

Një fitore do të afronte përsëri Skënderbeun me kreun e grupit, ndërsa nga ana tjetër, suksesi i Flamurtarit do t’u jepte edhe një herë vlonjatëve vendin e parë në renditje që mbahet përkohësisht nga Dinamo.

Kjo është arsyeja pse Memelli dhe Troisi nuk kanë kursyer lojtarët më të mirë për këtë duel.

LIVE SKËNDERBEU-FLAMURTARI 1-1

Abdul 53'/ Flores 55'


KOMENTI LIVE:

72’ Predhë e Felipe nga distanca,. Ruçi me vështirësi grushton topin në këndore.

68’ Flores detyrohet të lërë fushën e lojës i dëmtuar, duke i bërë vend Iakovelli në rreshtim.

64’ Zëvendësim në radhët e Skënderbeut, me Pecanin i cili i lë vendin në fushë Qeleshit.

55’ De Souza ndëshkohet me karton të verdhë për festimin e ekzagjeruar pas golit të vlonjatëve.

55’ GOOOL FLAMURTARI! Një kombinim i shpejtë në qendër sjell barazimin e vlonjatëve pasi Erik Flores gjuan në mënyrë mjeshtërore në hyrje të zonës dhe mposht Ruçin.

53' GOOOOL SKËNDERBEU! Zhbllokohet sfida. Abdul Temitope kalon në avantazh korçarët. Sulmuesi pas një topi të marrë nga Rrapa, gjuan bukur me kokë dhe e ndal topin në rrjetë. 

50’ Lika harkon një goditje dënimi nga e majta direkt në portë, por sfera kalon mbi traversën e katërkëndorit vlonjat.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Flamurtari, pasi Neziri merr vendin e Gocajt.

45' Starton pjesa e dytë!

38’ Liço ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndërsa më pas edhe Shkalla pasi e tepron me reagimin e tij nga mesfushorit të Skënderbeut.

35’ Aksionet zhvendosen nga njëra zonë në tjetrën, por gjuajtjet në portë përsëri janë me pikatore, sidomos nga skuadra vlonjate e cila nuk ia del që të vërë në vështirësi Ruçin.

31’ Liço ekzekuton një goditje dënimi ballore por Kaloshi i përgjigjet mirë tentativës së tij me të majtën.

27’ Tjetër grushtim i Kaloshit ndaj gjuajtjes së Pusit nga e djathta, duke shmangur një gol të sigurt për ekipin korçar.


19’ Gjuajtja e parë e rrezikshme në portë vjen nga Skënderbeu me Pusin i cili gjuan me kokë, por detyron Kaloshin të devijojë sferën mbi traversë.


11’ Skënderbeu më kërkues në minutat e para, duke provuar të rrezikojë në disa raste nga krahu i majtë.

4’ Hysolli ndëshkohet shpejt me karton të verdhë për një mbajtje nga fanella.

Straton sfida!





Lajmet e fundit nga