web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LIVE Milan-Totenhem/ Shpërthen festa në “San Siro”! Kuqezinjtë në avantazh, Brahim Diaz shënon gol me “dhunë” (VIDEO)

14 Shkurt 2023, 21:14, Sport CNA

LIVE Milan-Totenhem/ Shpërthen festa në “San Siro”!

Ndeshja e sotme mes Milanit dhe Totenhemit është një nga përballjet më interesante të këtij turi në Ligën e Kampioneve. Kuqezinjtë përballen me londinezët të cilët drejtohen nga Antonio Konte, një njohës i mirë i futbollit italian.

Një sfidë ku trajneri Stefano Pioli ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë në rreshtim Rafael Leaos, pavarësisht formës jo optimale që ka shfaqur ai së fundmi.

Portugezi do të luajë përkrah Zhiru dhe Brahim Diaz në repartin e avancuar. Ndërkohë, Totenhem përgjigjet me Herri Kejn të mbështetur nga Son, Perishiç dhe Kulusevski.

LIVE: MILAN – TOTENHEM 1-0

7′ GOOOOL MILAN 1-0/ Shpërthen festa në “San Siro”! Brahim Diaz kalon në avantazh kuqezinjtë. Një gol me “dhunë”, i ardhur pas disa përpjekjesh.

 





Lajmet e fundit nga